• Mjedis të sigurtë, të pastër, të këndshëm, me kënd lojrash dhe gjelbërim.
• Ushqim të pasur, të kontrolluar dhe cilësor.
• Nivel të lartë edukimi me mësues të kualifikuar me formim të lartë metodik, duke vënë me punë krijuese fëmijët me anë të mësimit lojë.
• Edukimin e fëmijës duke përdorur metodën “Hap pas Hapi”, sipas programit për edukimin parashkollor të miratuar nga MASH.
• Zhvillimin e personalitetit shoqëror dhe intelektual të fëmijës.
• Marrjen e disa njohurive fillestare në gjuhën angleze duke përdorur metodën “Hooray! Let’s play!”
• Zhvillimin e disa aftësive praktike për përdorimin e kompjuterit.
• Argëtim nëpërmjet kërcimit, këngës, punëve artistike dhe lojërave të animuara.
• Sigurimin e bazës didaktike të pasur dhe të larmishme.
• Sigurimin e rregullit dhe të qetësisë gjatë kohës që kopshti është i hapur.