SHKOLLA FRANCEZE NDERKOMBETARE E TIRANES

SHKOLLA FRANCEZE NDERKOMBETARE E TIRANES Adresa: Rruga Rezervat e Shtetit, prane TEG, Tirane


sq Albanian  fr Français  en English

Shkolla Franceze ndërkombëtare e Tiranës mbledh së bashku nxënësit nga mosha e kopshtit deri në fund të diplomimit të arsimit nëntëvjecar.

Ndërtesa e shkollës është dinjitoze, me mjedise të këndshme dhe një vend ideal për të arritur suksesin e fëmijës tuaj.

Shkolla Franceze Ndërkombëtare e Tiranës (EFIT) sot mirëpret 70 nxënës nga 2 deri në 15 vjeç, në mësimdhënie direkte për arsimin fillor dhe në bashkëpunim me CNED nga klasa e 6-të deri në klasë të 9-të.

EFIT, e miratuar dhe e kontrolluar nga Ministria Franceze e Arsimit Kombëtar, shkollon nxënës të më shumë se 10 kombësive drejt ekselencës, siç e tregojnë edhe rezultatet e CNED prej disa vitesh.


KOPSHTI

Kopshti është vendi ku duhet të nisë startin e rrugës së gjatë të edukimit fëmija juaj.

Fëmija mësohet që në moshë të vogël jo vetëm të shqiptojë fjalët dhe fjalitë e duhura, por dhe të njohë botën dhe të nisë ta analizojë atë. Programet Kombëtare Franceze të edukimit janë një mundësi e shkëlqyer për një të ardhme të ndritur të fëmijës tuaj. Ja përse Shkolla jonë i fton këto grupmosha për të nisur rrugën e bukur të dijes pranë mësuesve dhe stafit tonë të përgatitur.

Për fëmijët nga 3-5 vjec, Shkolla Franceze e Tiranës vjen me një ofertë të re.. 220 euro në muaj

Në këtë pagesë është e përfshirë gjithçka: Mësimdhënia; Kujdesi social; Ushqimi; Transporti

Regjistrimet kanë filluar!


FILLORE

Shkolla elementare ose fillore është shkolla që pranon fëmijët nga 6 vjeç, moshë kur nis dhe arsimi i detyrueshëm në Francë. Shkolla fillore është thjesht vazhdim i edukimit për ata fëmijë që kanë ndjekur programin parashkollor sipas kurrikulës franceze.

Objektiv kryesor i shkollës fillore është të mësojë fëmijët me njohuritë bazë: mësimin e të lexuarit, të shkruarit dhe të numëruarit, si kurs prioritar. Aktivitetet zhvilluese si arti dhe argëtimet e kohës së lirë, mbeten të rëndësishme, veçanërisht në vitet e para të fillores.


9- VJEÇARE

Në sistemin edukativ francez, Kolegji është emri i njohur për studimet paradiplomimit, ose para shkollës së Mesme. Është një sistem katërvjecar edukimi që pason shkollën Fillore. Mosha zakonisht është nga 10-11 vjeç fillimi (nga klasa e gjashtë) dhe përfundimi është 14-15 vjeç (mbarimi i klasës së nëntë).

EFIT

Adresa: Rruga Rezervat e Shtetit, prane TEG, Tiranë

Website: www.efit.edu.al 

Email: info@efit.edu.al 

Mob: +355 69 60 47 557


sq Albanian  fr Français  en English

SHKOLLA FRANCEZE NDERKOMBETARE E TIRANES

The Subsctription for this business has Expired!

If you are a web visitor and you request a service from a business, the service cannot be provided to you as the business has not paid for the advertising service.
Please search in SEARCH or in the relevant categories for the service you want.
Search

If you are the owner of this business and want to subscribe again, Contact Us.

Pragraph 1 Pragraph 1.

Pragraph 2 Pragraph 2.

Pragraph 3 Pragraph 3.

Adsense Automatically Ad Code

Related Posts