Adresa: Tiranë, Vorë, Rruga Shehjlerëve.
“Vila-Shehi”, një kantinë- një traditë, një gotë vere, një histori”
“Me verë lamëni, bekomëni, me fletë pjergulle mbështillmëni, në kopësht me këngë e rrush mbulomëni”- do të shkruante dikur Fan Noli për pijen që është prodhuar dhe përdorur në shekuj. Kemi udhëtuar për në fshatin Gjokaj, një fshat që është 10 km larg nga Tirana, pjesë e Njësisë administrative Vorë. Ky fshat me 250 shtëpi dhe rreth 2 mije banorë mund të quhet pa frike fshati i vreshtave të rrushit. Çdo shtëpi është e rrethuar me vreshta pafund me rrush. Ky fshat sipas banorëve ka qenë historikisht zonë që është marrë me vreshta rrushi.
Cila është kantina familjare “Vila-Shehi”
Dashuria për vreshtarinë dhe kurioziteti ndaj pijes së verës, ka bërë që Gazmend Shehi të hap një aktivitet kantine që ne vitin 1994 me mbiemrin e tij “Shehi”. Kjo kantinë aktualisht është më e njohura në zonën e Tiranës, por jo vetëm, dhe të gjitha lokalet prestigjoze furnizohen prej tij. Vreshti dhe Kantina familare “Vila-Shehi”, është themeluar në vitin 1994, fillimisht në ngritjen dhe menaxhimin e vreshtit. Familja Shehi trashëgonte prona të shumta të mbjellla me vresht që nga viti 1967, aktualisht pranë kantinës është ngritur vreshti prej 2 ha, sot në rajonin e Vorës, sipërfaqe e vreshtarisë është rreth 20 ha. Toka ku është ngritur Vreshti dhe Kantina “Vila Shehi” në kodrinë, Mikro-klima, ekosistemi, shkenca, arti dhe pasioni të kombinuara i japin cilësitë e larta verës. Prodhim i pastër, prodhim bio, ky është motive i kësaj kantine.
[insta-gallery id=”187″]
Si prodhohet kjo verë familjare në kantinën “Vila-Shehi”?
“Vila Shehi” bashkëpunon me vreshtarët e vreshtarisë “Bio”. Toka ushqehet vetëm me plehra organikë, mbrohet nga sëmundjet e gjithë kjo bazuar në metodat e bujqësisë së qëndrueshme. Vjelja e rrushit realizohet me dorë, vendoset në arka dhe menjëherë dërgohet në vinifikim në kantinën e familjes. Vera e prodhuar vjetërohet në bute lisi dhe pas stabilizimit fizik i nënshtrohet analizave laboratorike si dhe degustimit, më pas ambalazhohet në shishe qelqi 750 ml, etiketohet dhe dërgohet në treg. Kjo vreshtari menaxhohet nga Dr.Agr. Isuf Shehi, me një eksperiencë 40 vjeçare në fushën e vitikulturës. Ndërsa puna në kantinë drejtohet nga Msc. Enolog. Gazmend Shehi, eksperti më i mirë në Europën Juglindore, si dhe degustatori më i mirë në shkallë vendi.
Vreshti & Kantina familjare “Vila – Shehi, është themeluar në vitin 1994- fillimisht në menaxhimin e vreshtarisë , aktualisht pranë kantinës është ngritur vreshti prej 2 ha. “LOVE YOUR LIFE, TASTE OUR WINES (Produktet janë tipike dhe tashmë marka të njohura për konsumatorin shqiptar: Shesh i bardhe, Shesh i zi , Merlot, Kabernet Sauvignon, Roze, Reserve si dhe raki rrushi, dhe Muskat. Kapaciteti 20.000 shishe /vit. Vreshti & Kantina Familjare “Vila Shehi”, gjendet ne Gjokaj- Vorë, vetëm 10 km nga Tirana, pranë City- park. Është një peizash shumë i bukur për tu vizituar. Kantina vitet e fundit ka pritur shumë turiste të huaj qe kane vizituar Tiranen,qindra turiste gjate sezonit, kapacitetin prites aktualisht e ka 60 persona/ne tur.. Turistet eksplorojne vreshtarine, ambjentet e kantinës, dhe menyren e prodhimit të verës ku u shpjegon enologu, muzeun e kantinës, sallën e degustimit, ato degustojne veren dhe rakine, shoqëruar me djathra tipike të zonës si dhe produkte te zgarës. Brenda turit te kantinës ato kane mundesine te clodhen ne bar – kafene ne breg te liqenit si dhe te peshkojne si amatorë.
NGJARJE KU KA MARRE PJESE KANTINA FAMILJARE VILA-SHEHI “VILA –SHEHI”
- NENTOR 2017 FITON CMIMIN E PARE “VERE ME CILESI TE SHKELQYESHME” KONKURSI RRUGA E VERES.
- MARS 2017, PRITI DELEGACIONIN EUROPIAN , MBESHTETJE PER BUJQESINE, VIZITE PUNE.
- DHJETOR 2016-FITON- CMIMI “BLETA E ARTE, KATEGORIA AGROPERPUNIM SHTATOR 2016- FTOHET TE MARRE PJESE NE STENDEN SHQIPTARE TE SLOW–FOOD , TORINO, ITALI
- NENTOR 2016, SPONSORIZON EKSPOZITEN ME TEME: ART& ËINE TE PIKTORIT Z. L. VOCI, HOTEL TIRANA.
- SHTATOR 2015 SPONSORIZON EKSPOZITEN ME TEME: ART& WINE TE PIKTOREVE, Z.M. KERPACI DHE Z. L. VOCI, – MUZEU KOMBETAR
- MAJ 2015 “VILA – SHEHI” , E PERZGJEDHUR PER TE SHOQERUAR GATIMET TRADICIONALE SHQIPTARE, HOTEL ROGNER per projektin Agriturizmi Europian.
[NPG id=18144]
Kontakt: +355692209157 / +355686487370
Email: vilashehi@gmail.com
KANTINE VERE – PRODHIM VENDI – VILA SHEHI VORE / TIRANE
The Subsctription for this business has Expired!
If you are the owner of this business and want to subscribe again, Contact Us.
Pragraph 1 Pragraph 1.
Pragraph 2 Pragraph 2.
Pragraph 3 Pragraph 3.
- Category: ZZZ