MEDAL PHYSIOTHERAPY ALBANIA

MEDAL PHYSIOTHERAPY ALBANIA – QENDER FIZIOTERAPIE TIRANE Adresa: Rruga Sami Frashëri, përballë me Shkollën Petro Nini Luarasi – Tiranë

Kush jemi ne ?

Ne jemi Klinika e pare e hapur ne Shqiperi ne vitin 2007 ku ofrohej Fizioterapi me ane te aparaturave dhe ushtrimeve fizike.

Para nesh kishte nje numer te madh klinikash ku afrohej masazh per te trajtuar problemet shendetesore.

Per arsye se kjo nuk kishte te bente fare me trajtimet qe beheshin ne perendim ne dolem dhe afruam per here te pare trajtime bashkekohore.

Ne ate kohe nuk kishte as Fakultet te Fizioterapise dhe as te rehabilitimit ne Shqiperi.

Drejtuesi i Klinikes ka bashkepunuar me Universitetin e Sporteve (ne ate kohe Akademia e Sporteve Vojo Kushi) dhe Universitetin Zoja e Keshillit te Mire per te ndertuar kurrikulat e para dhe me pas ka dhene mesim ne keto Universitete.

Sot ne jemi Klinika me e vjeter ne fushen e Rehabilitimit ne Shqiperi.

Kemi filluar si nje Klinike me 4 shtreter ne Qendren Karl Topia prane rrethrrotullimit te Zogut te Zi, Me pas ne vitin 2010 u transferuam ne rrugen Islam Alla dhe tani jemi ne Qendren e re ne Pallatin Bjor mbi Shtepine e Ofertave Nr1, perballe me Shkollen Petro Nini Luarasi.

Mbi 10000 persona jane trajtuar prane nesh ne 11 vjet qe ne afrojme kete sherbim ne Shqiperi.

Se shpejti do te hapet dhe qendra e dyte e ketij lloji ne Prishtine, Kosove.

Çfar ofrojme ?

300 metra katrore per sherbime maksimale ne Rehabilitim te shpejte, te plote dhe te qendrueshem, ne nje ambjent profesional, elegant dhe me konfort maksimal dhe nje kujdes te madh per anen ekonomike.

Rezultate te shpejta, efikase dhe te qendrueshme.

Per te hequr sa me shpejt dhimbjen dhe per te garantuar rezultatet me te mira ne fizioterapi, qendra jone eshte e plotesuar me terapite me te mira instrumentale. Tecarterapia, laser Yag me fuqi te larte, hipertermi, Vale ajri goditese (ESWT radiale dhe Fokale), ultratinguj, magnetoterapi, elektroterapi si TENS dhe Jonoforeze.

Pertej kesaj per te qene maksimalisht efikase behen edhe terapite ushtrimore dhe ato manuale (manipulimet artikulare dhe spinale).

Nderhyrja eshte globale dhe lejon te zgjidhen ne menyre sa me te mire problemet e kolones Cervicale, Lumbare dhe te hernies se diskut ndervertebral, dhimbjet e gjurit, shpatulles, kaviljes dhe te koksofemoralit.

Qendra

Qendra ofron nje studio mjekesore avangarde, nje palester per programe ushtrimore terapeutike e gjere dhe per terapite individuale kabina komode dhe te pajisura me te gjitha mjetet ndihmese te nevojshme.

Ekipi eshte i perbere nga Mjek i specializuar ne Rehabilitim dhe Shendet me ane te Aktivitetit Fizik dhe Ortoped Austriak te cilet vine nje here ne muaj, Fizioterapiste te cilet kane mbi 10 vjet ne fushen e rehabilitimit, infermiere dhe terapiste ushtrimore te gjithe te specializuar ne nje fushe specifike te rehabilitimit fizik.



Teknikat:

TERAPIA ME ONDE D’URTO

Përmes valëve akustike me intensitet të lartë, aparatura përçon energj në qelizat e indeve, prish strukturat e kalcifikuara, redukton inflamacionin, stimulon vaskularizimin dhe riaktivizon procesin riparues të zonës së trajtuar. Kjo terapi trajton me sukses patologjitë si:
  • Tendinopati;
  • Kalcifikim;
  • Borsit;
  • Epikondilit;
  • Epitrokleit;
  • Fashit plantar;
  • Spina kalkaneare; etj.
Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al

TECAR TERAPIA

TecarTerapia stimulon në mënyre natyrale e të lokalizuar sistemin emolinfatik, redukton inflamacionin dhe dhimbjen duke funksionuar si katalizator për të fuqizuar reagimet fiziologjike të organizmit. Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al

TERAPIA ME ULTARTINGUJ

Terapia me ultratinguj mund të përdoret si për probleme kronike ashtu edhe për ato akute dhe sugjerohet për të reduktuar kohën e shërimit për disa dëmtime në indet e buta. Zakonisht përdoret për rehabilitimin e muskujve, dëmtimin e tendinëve dhe ligamenteve, hematoma dhe edema. Valët e tingujve me frekuencë të lartë përqendrohen përreth zonës së dëmtimit Efektet mbi procesin inflamator dhe riparues Ultratingujt përshpejtojnë kohën normale të procesit shërues të inflamacionit duke tërhequr më tepër qeliza mastocite në zonën e dëmtuar. Kjo shkakton rritje në qarkullimin e gjakut, që është i dobishëm në fazën e ndërmjetme të dëmtimit të indeve. Ultratingujt mundet gjithashtu të prodhojnë më tepër kolagjen – proteina kryesore përbërëse në indet e buta të tilla si tendinët dhe ligamentet. Në këtë mënyrë, ultratingujt përshpejtojnë fazën rigjeneruese të shërimit të indeve. Ultratingujt përmirësojnë mundësinë e shtrirjes së kolagjenit të maturuar duke krijuar një efekt pozitiv mbi cikatricet fibroze në inde që mund të formohen pas një dëmtimi. Efekti termal Duke qenë se valët ultratinguj kalojnë nga koka e pajisjes në lëkurë, ato shkaktojnë vibrime që prodhojnë nxehtësi tek indet përreth, veçanërisht tek ato që përmbajnë kolagjen. Rritja e temperaturës mundëson rritje në zgjatimin/shtrirjen e strukturave të tilla si ligamentet, tendinët, indet e cikatrizuara dhe kapsulat fibroze të artikulacioneve. Për më tepër, nxehtësia mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes dhe spazmave muskulare që nxisin procesin e shërimit. Për më shumë informacion rreth kësaj terapie apo për të rezervuar një konsultë falas pranë qendrës tonë, mund të na kontaktoni me një mesazh në prenotime@medalbania.al

Tel:+355689003624 / +35542403952

.

Abonimi për këtë Biznes ka Përfunduar!

Nëse jeni vizitor i webit që kërkoni një shërbim nga ky biznes, na vjen keq por shërbimi nuk mund t'ju ofrohet pasi biznesi nuk e ka paguar për shërbimin e reklamimit.
Ju lutem kërkoni në SEARCH or in the relevant categories for the service you want.
Kërko

Nëse jeni pronari i këtij biznesi dhe dëshironi të abonoheni, Na Kontaktoni.

Pragraph 1 Pragraph 1.

Pragraph 2 Pragraph 2.

Pragraph 3 Pragraph 3.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera