“Kumria 01 Security” Sh.P.S.F i shërben një game të gjerë konsumatorësh në shumëllojshmërinë e nevojave të tyre për sigurinë. Shërbimet tona mbrojtëse, të zhvilluara së bashku me klientët tanë, janë të projektuara për të përfshirë një nivel të lartë të teknologjisë. Bashkëpunimi i ngushtë me klientët tanë, mundëson plotësimin e kërkesave specifike me një çmim konkurues.
Ne ofrojmë shërbimet e mëposhtme të mbrojtjes:
- Ruajtje e specializuar nga oficerë të trajnuar posaçërisht në fushën e sigurisë:
- Ruajtje e specializuar nga oficerë të trajnuar posaçërisht në fushën e sigurisë: Shërbimet janë të përshtatura sipas kërkesave të biznesit dhe nevojave të sigurisë, të cilat janë të shumëllojshme dhe të ndryshme rast-pas-rasti. Ato mund të përfshijnë lloje të ndryshme të kontrollit të hyrje / daljeve me ose pa mbështetje teknike, ose shërbime të orientuara, për shembull, në mjedise publike, ose ruajtje/monitorimit të pajisjeve dhe elementëve kritike të bizneseve.
- Mbrojtja me anë të oficerëve të sigurisë në lëvizje (grupet e gatshme):
Ne ofrojmë shërbime të shumëfishta, me oficerë sigurie ndaj disa klientëve në zona të caktuara pavarësisht shtrirjes gjoegrafike. Oficerët e sigurisë kryejnë patrullim përgjatë 24 orëve në 7 ditët e javës, sigurojnë prezencë në vendngjarje brenda një kohe të shkurtër, garantojnë pengimin e mëtejshëm të pasojave në objekt.
- Mbrojtje dhe monitorim me sistem alarmi:
Shërbimi i mbrojtjes dhe monitorimit me anë të sistemeve të alarmit, realizohet nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm me mbështetje teknologjike dhe verifikimeve me anë të grupeve të gatshme. Kur një alarm i këtij lloji shkaktohet në objektin e klientit, grupet e gatshme nëpërmjet reagimeve të shpejta, veprojnë sipas udhëzimeve të përcaktuara. Grupet e gatshme mbajnë komunikim të vazhdueshëm me qendrën e monitorimit të alarmeve (qendrën e kontrollit), dhe nëse është e nevojshme të bashkëveprohet me policinë e shtetit, repartin zjarr-fikës dhe urgjencën mjekësore.
- Mbrojtje dhe monitorim me shërbimin e survejimit audio-viziv (CCTV):
Ky shërbim mundëson monitorimin e objekteve me sisteme të avancuara audio-vizive CCTV, duke siguruar mbrojtje në distancë dhe veprim në kohë reale ndaj ngjarjeve dhe incidenteve të ndryshme.
- Mbrojtje individuale e personalizuar:
Ky shërbim konsiston në mbrojtjen personale të individëve dhe personaliteteve të cilët janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të ndryshme. Oficerët e sigurisë kanë një profil të natyrshëm dhe nivel gjykimi të lartë për të siguruar mbrotjen e individit kohë-pas-kohë. Kjo lloj mbrojtje realizohet duke kushtëzuar sa më pak mënyrën e jetesës së individit.
Partnerët tanë:
Adresa: 21 Dhjetori, Rruga Frederik Shiroka, Tiranë.
Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!
info@inalbania.al
Reklamo Biznesin ne portalin INALBANIA.AL. Shfrytezo fuqine e internetit per te marre kliente potencial per biznesin tuaj!