ELIO KLIMA

ELIO KLIMA

ELIO KLIMA është një kompani e themeluar në vitin 2008 e cila i është bashkuar konkurrencës së tregut duke ofruar Panele Diellore dhe Sisteme Kondicionimi të një cilësie shumë të lartë dhe efikase për të bërë diferencën.

Diferenca jonë theksohet nëpërmjet produkteve që ne ofrojmë, sepse u kemi qenë dhe u jemi besnikë klientëve dhe kënaqësisë së tyre.

ELIO KLIMA ofron për ju panele diellore të markës MEGASUN, EKOTHERM, BRAUN, ASSOS, të cilat janë markat më të njohura në mbarë botën.

Produktet tona janë zgjedhja e duhur si për ndërtesa rezidenciale ashtu edhe për ndërtesa komerciale. Në kompaninë tonë do të gjeni zgjidhje në çdo kohë për kërkesat tuaja. Qëllimi ynë është të plotësojmë nevojat e klientëve duke u bazuar gjithmonë edhe në raportin cilësi-çmim.

ELIO KLIMA është distributor i autorizuar për panelet diellore: Megasun, Ekotherm, Braun dhe Assos në Shqipëri.

Kompania përbëhet nga punonjës tepër të aftë dhe të kualifikuar të cilët kryejnë punën me profesionalizëm dhe përkushtim. Stafi jep rekomandimet e nevojshme për të plotësuar kërkesat e klientëve. Fokusi drejt cilësisë dhe bashkëpunimi janë veçoritë që na dallojnë nga konkurrenca.

Adresa: Rruga Teodor Keko (Unaza e Re), Tiranë

Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!

sqAL
Scan the code