GOODIES FARM

GOODIES FARM

Goodies Farm, dyqani që mblodhi bashkë fermerët dhe prodhuesit e vegjël Shqiptarë!

Ky ambjent është konceptuar për të përmbushur kërkesat e konsumatorëve të cilët kërkojnë cilësi, garanci dhe shije në ushqimet që konsumojnë.

Një pjesë e produkteve të larmishme në sektorin e bulmetit vijnë nga vetë ferma Goodies Farm në të cilën trajtohen me shumë përkujdesje, dhitë dhe shpendët. Pjesa tjetër e produkteve vjen nga zonat e thella të Shqiperisë ku fermerët e vegjël kanë ditur të bëjnë mrekulli me trajtimin artisanal të qumështit.

Në sektorin e Mishit, i gjithë nensektori i shpendarisë ka si bazë furnizimi fermën Goodies Farm me vendondodhje në Fushë Prezë, ku shpendët rriten në mënyre të lire dhe vetëm me ushqim të përzgjedhur natyral. Mishi i kuq sigurohet në zonën e Mokrrës në Pogradec, zonë e cila shquhet për klimën e shëndetshme dhe tokat e pakontaminuara.

Sektori i frutaperimeve është sektori më i vështirë për vetë stinën ku ndodhemi, por kur ka shumë përpjekje dhe dëshirë për të qënë filtri i ushqimit që i ofrohet konsumatorit, çdo gjë është e mundur.

Në Goodies Farm gjenden të gjitha llojet e sallatave organike, kastravecat, patatet, mollet dhe deri tek kivi të trajtuara vetëm me pleh organik. Prodhimet vendase janë sigurisht më të shijshme dhe na kthejnë pas në kohë ku na kujtojnë gjyshet dhe aromën e gatimeve të atyre viteve kur ushqimi kishte vërtetë vlerë dhe shije!

Goodies Farm fton konsumatorët të vizitojnë dyqanin që ndodhet në zonën e ish bllokut, në rrugën Moskat, përballë me qendrën shëndetsore nr.8, dhe të provojnë produktet vetëm njëherë, për mëtej! Sigurisht që do të mbeteni klienti jonë më besnik.

Adresa: Bllok, Prapa LSI, Tiranë

Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!

Scan the code