DASHI
Pozicioni i Saturnit do favorizojë stabilitetin dhe besnikërinë në çift. Në planin financiar nuk do ju mungojë fati, por duhet të dini si ta përfitoni. Nëse doni të shpenzoni, tani është koha e duhur.
Demi
Mërkuri do merret me sektorin e dashurisë. Komunikimi do rritet dhe nuk do keni frikë të flisni për gjithçka me të dashurin apo gruan. Në planin financiar do bëni shumë përpjekje për të ruajtur ekuilibrin. Edhe me shpenzimet do tregoheni të matur.
Binjakët
Skenat e xhelozisë nuk do i shmangni dot edhe pse e dini se mund të sjellin probleme të mëdha në çift. Financat do jene mjaft te stabilizuara dhe nuk do keni asnjë rrezik për tu lëkundur. Ditë e qetë në fushën e dashurisë.
GAFORRJA
Harmonia ne çift do jete e sigurt. Ka ardhur momenti që të fillojmë të bëjmë disa projekte për të ardhmen. Do të shpenzoni shumë para gjatë kësaj dite vetëm për të kënaqur veten.
LUANI
Kjo ditë për luanët që kanë krijuar një lidhje e cila do të jetë nga më të bukurat. Me ardhjen e Venusit premtohet ekuilibri financiar. Për disa mund të ketë edhe përmirësime, por ju duhet të dini se si të përfitoni.
Virgjëresha
Kjo ditë do jetë mjaft e ngrohtë, plot diell dhe dashuria do të zërë një vend të rëndësishëm. Shmangni huamarrjen e parave. Situata financiare po bëhet gjithnjë e më delikate dhe nuk do keni me çfarë t'i paguani.
Peshorja
Jeta romantike në çift do jetë e mrekullueshme. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë dhe bëni gjithçka që ndjeni pa menduar për të tjerët. Me financat nuk do keni probleme edhe pse shpenzimet do rriten pak.
Akrepi
Jeta juaj në çift do jetë mjaft e turbullt dhe për disa mund të ketë edhe stuhi të forta. Me financat do keni sukses. Më të favorizuar do të jenë ata që punojnë në hoteleri.
Shigjetari
Hëna do të shtojë ankthin dhe dyshimet në jetën tuaj në çift. Herë pas here do ndiheni vetëm dhe kjo do ju shtyjë të mendoni se partneri nuk ju do. Financat nuk do kenë probleme, por nuk do ketë as rritje.
Bricjapi
Nën ndikimin e Venusit, jeta në çift pritet të ecë mirë dhe pa probleme. Filloni të lini disa lekë mënjanë sepse financat pritet të dobësohen.
Ujori
Komunikimi me partnerin do jetë i mirë dhe kjo do ju japë mundësinë të sqaroni disa probleme që keni pasur kohët e fundit. Jupiteri do ju ndihmojë me financat. Falë një pune që do të bëni, do të merrni një shpërblim të mirë.
Peshqit
Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë dhe do sqaroni disa keqkuptime të lindura së fundmi. Për financat do jeni pak të mërzitur. Dita nuk do jete e favorshme ne kete fushe dhe buxheti do reduktohet ndjeshëm.