DASHI 21. Mars - 20 Prill
Jeta juaj në çift do jetë e mbrojtur gjatë gjithë kohës sot. Do ndiheni më së miri pranë partnerit dhe kënaqësitë do jenë të njëpasnjëshme. Mundohuni të shfrytëzoni sa më shumë çdo sekondë. Beqarët do jenë më të vendosur se kurrë për të hedhur hapa dhe nuk do mendohen gjatë. Buxheti do fillojë të përmirësohet ndjeshëm pas disa vështirësive që keni pasur së fundmi.
DEMI 21. Prill - 21 maj
Do ketë debate të njëpasnjëshme sot në jetën tuaj në çift. Me partnerin nuk do bini dakord për asgjë dhe situata mund të dalë jashtë kontrollit. Edhe beqaret nuk do kenë fat ne dashuri dhe rrezikohet te vuaje shume nga vetmia. Ata duhet të përpiqen të shoqërohen me miqtë sa më shumë që të jetë e mundur. Në planin financiar duhet të bëni durim sepse vetëm kështu do ia dilni mbanë.
BINJAKËT 22. maj - 21 qershor
Ju të dashuruarit do jeni shumë kapriçioz sot dhe partneri do e ketë të vështirë t’i plotësojë dëshirat. Ndryshojeni sa nuk është vonë sepse edhe durimi i tij ka një kufi. Beqarët do kenë shumë takime, por nuk duhet të nxitohen. Ka të ngjarë që ata të fillojnë marrëdhënie, ato do të jenë afatshkurtra. Për financat do jetë një ditë e favorshme. Të gjitha shpenzimet do i kryeni pa frikë.
GAFORRJA 22. qershor - 22 korrik
Pozicionimi i keq i planetëve në qiellin tuaj të dashurisë do të sjellë probleme mjaft serioze. Mos nxitoni për asgjë, sepse do t'i vuani pasojat gjatë gjithë jetës. Beqarët do kenë më shumë mundësi se më parë për të krijuar lidhje të qëndrueshme. Në planin financiar do jeni kryesisht me fat dhe situata do ndryshojë menjëherë. Ju gjithashtu mund të ndihmoni disa të afërm në nevojë.
LUANI 23. korrik - 22 gusht
Dite shume e komplikuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mos nxitoni për asgjë nëse nuk dëshironi që situata të dalë jashtë kontrollit. Beqarët do jenë gati për çmenduri të vogla vetëm që të mos qëndrojnë me statusin që kanë. Sektori i financave do jetë i mirë, megjithatë nuk duhet të tregoheni të pamatur me shpenzimet. Mendoni të mblidhni disa para edhe për nesër.
VIRGJËRSHA 23. gusht - 23 shtator
Kini shumë kujdes me xhelozinë e tepruar të dashuruar sepse mund të jetë shkatërruese për një lidhje. Nga ana tjetër, përpiquni të jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë më shumë fat dhe gjërat do ndryshojnë menjëherë. Buxheti do mbetet i mirë në çdo moment, ndaj do mund të shpenzoni më shumë se zakonisht.
PESHORJA 24. Shtator - 23 tetor
pas kaq shumë kohësh plot debate, sot do bini dakord me partnerin dhe do filloni të bëni projekte afatgjata. Të gjithë do të mendojnë më të mirën për të dyja. Beqarët do tërheqin çdo person që do ju dalë përpara dhe në fund të ditës do zgjedhin atë që do ju pëlqejë më shumë. Financat do përmirësohen gradualisht. Ju gjithashtu mund të përballoni disa investime.
AKREPI 24. tetor - 22 nëntor
Jeta juaj ne çift do jete shume e konsoliduar gjate kësaj dite. Do jeni shume te logjikshem dhe nuk do thoni gjera te gabuara. Beqarët do kenë fat dhe do kenë një nga takimet më të bukura të jetës. Gjithçka do të marrë një drejtim tjetër. Financat do dini si t’i menaxhoni gjatë gjithë kohës dhe situata do vijojë te përmirësohet.
SHIGJETARI 23. Nëntor – 21 Dhjetor
Sot do keni probleme të njëpasnjëshme me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë për asnjë moment. Jepini fund kokëfortësisë nëse nuk doni të keni më shumë probleme. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime statusore dhe do refuzojnë të gjitha ftesat. Në planin financiar situata do mbetet e kënaqshme, ndaj mund të shpenzoni sa të doni.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20 janar
Ditë plot vështirësi do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Megjithatë, me durim, tolerancë dhe mirëkuptim, do të arrini të qetësoheni në mbrëmje. Beqaret nuk do duan te ndryshojnë statusin dhe do mbeten ashtu siç janë. Financat do kenë nevojë për më shumë pakujdesi dhe maturi. Mundohuni të shpenzoni sa më pak të mundeni.
UJORI 21. janar - 19 shkurt
Ju të dashuruarit do përjetoni ndjenja të forta sot dhe do dëshironi që dita të mos ndalet për asnjë moment. Ju gjithashtu mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Beqarët do jenë gati për çdo lloj çmendurie vetëm për të mos qenë vetëm. Buxheti nuk do jetë në gjendjen që prisnit, por me pak kujdes dhe maturi do ia dilni mbanë. Pika mbështetëse do kenë edhe familjarët.
PESHQIT 20. shkurt - 20 mars
Emocionet do jenë shumë të forta sot në jetën tuaj në çift. Si ju ashtu edhe partneri juaj do jeni gati të bëni gjithçka vetëm për të kaluar momente të veçanta së bashku. Beqaret gjithashtu nuk do qëndrojnë të qetë për asnjë moment, por do bëjnë gjithçka për të bërë një person për vete. Në planin financiar nuk duhet të ndërmerrni shumë rreziqe vetëm për të ndryshuar situatën.