Dashi. Dukej se disa marrëveshje apo raporte ishin të shëndosha, por kanë filluar të çarat e para dhe ndoshta ky është vetëm fillimi. Një ndikim të fortë ka edhe Hëna që ju sheh “përmbys”.
Demi. Edhe pse atmosfera e përgjithshme është pak a shumë e njëjtë, “përplasjet” e vogla të planetëve në shenjë mund të reflektohen në probleme të vogla në lidhje me punën. Dashuri e mire.
Binjakët. Qielli juaj po shkëlqen dhe mbështetësit nga yjet tashmë janë të shumta. Në veçanti, Venusi dhe Hëna do të kenë një ndikim shumë pozitiv, duke ju sjellë momente të bukura në dashuri.
Gaforrja. Do të keni të gjithë mbështetjen e Venusit pozitiv, e cila do të bëjë të mundur që t'ju qetësojë, pasi Marsi dhe Mërkuri vazhdojnë t'ju mjegullojnë dhe të mos ju lënë të qetë. Nuk do të mungojnë shanset e mira.
Luani. Nëse konstatoni gjithashtu se po kaloni një moment “magjik”, kjo është edhe për shkak të ndikimit pozitiv të treshes së Mërkurit, Marsit dhe Jupiterit. Një ndryshim në punën tuaj do të jetë me interes të madh.
Virgjëresha. Gjendja e keqe psikofizike për shkak të ndonjë sëmundjeje stinore do ta bëjë ditën e sotme pa shumë shkëlqim. Mundohuni t'i zgjidhni gjërat më shumë me "kokën" sesa me "zemrën".
Peshorja. Disa nga projektet tuaja do të duhet të lihen mënjanë, të paktën përkohësisht, pasi mund të keni një emergjencë që kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Hëna mund t'ju bëjë disi të tensionuar.
Akrepi. Sërish ylli i dashurisë, Afërdita, do të jetë protagonist në shenjën tuaj, që do të thotë se gjërat mund të shkojnë mirë vetëm në nivelin sentimental. Mund të keni një udhëtim interesant.
Shigjetari. Duket se, pas një periudhe të shkurtër humori jo shumë të mirë, keni filluar të rikuperoni veten dhe kjo falë një kuadri yjor që po bëhet edhe më pozitiv. Hapa të mirë përsa i përket punës.
Bricjapi. Duket se dita e sotme do jetë shumë e ngarkuar dhe stresuese për ju, pasi Marsi në një orbitë të pafavorshme sjell vetëm konfuzion. Më mirë të presësh sesa të marrësh vendime të nxituara.
Ujori. Pas një periudhe në të cilën nuk ia keni dalë dhe aq mirë, është koha për hakmarrje, sidomos në planin profesional. Merreni me qetësi, sepse nuk është aq e lehtë të rifitoni ritmet e zakonshme.
Peshqit. Të lindurit në këtë shenjë, me hyrjen e Diellit në shenjë, do të ndihen të rinovuar për të përballuar ditën plot ngarkesë, por edhe në planin sentimental. Gjërat po ndryshojnë pozitivisht.