Dashi. Kjo është një ditë e ngrohtë dhe me diell për të dashuruarit. Komunikimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës dhe do flisni hapur për gjithçka. Për beqarët do jetë Plutoni, do sjellë surpriza. Përgatituni për ndryshime në statusin aktual, por mos jini impulsivë. Në planin financiar do ju jepen mundësi të mira për të përmirësuar buxhetin. Përfitoni sa më shumë nga këto mundësi.
Dem. Nëse lidhja juaj është e fortë, kjo ditë do jetë mjaft e bukur dhe emocionuese. Do keni shumë besim te partneri/ja dhe nuk do mbani inat ndaj tij/saj edhe nëse do t’ju bëhet ndonjë kritikë. Për beqaret paqja dhe mirëqenia do jenë më të rëndësishme. Ata nuk do të jenë të fiksuar në krijimin e një marrëdhënieje. Financat do jene mjaft delikate. Mundohuni të mos nxitoni që të mos keni probleme të mëdha.
Binjaket. Fati do t'u buzëqeshë çifteve. Do rrisni komunikimin dhe do bëni disa zgjedhje të rëndësishme. Ata që kanë pasur debate dhe mosmarrëveshje do të jenë dakord. Për beqarët pritet një dashuri me shikim të parë dhe gjithçka do ndryshojë në jetën e tyre. Neptuni do ju ndihmojë të ruani ekuilibrin financiar dhe të kurseni disa para. Duhet të mendoni edhe për të nesërmen.
Gaforrja. Jeta romantike në çift do varet shumë nga disponimi me të cilin do të zgjoheni. Shprehni atë që mendoni, por mos kërkoni që çdo dëshirë të plotësohet. Disa beqarë do takojnë shpirtin binjak, ndërsa të tjerë do vazhdojnë ta kërkojnë. Ne planin financiar nuk duhet te rrezikoni me shume sesa duhet sepse do keni probleme te mëdha.
Luani. Kjo është një ditë plot pasion dhe emocione të forta për të dashuruarit. Do të ndiheni më mirë pranë atij/asaj dhe do të filloni të mendoni për një të ardhme me të. Beqarët do pëlqejnë disa persona dhe nuk do dini çfarë të vendosni. Është më mirë të gjesh kohën e duhur për të menduar sesa të bësh një gabim. Financat do jenë të mira, por nuk është ende koha për investime të mëdha.
Virgjëresha. Hëna do ju inkurajojë që të jeni më provokues ndaj partnerit dhe kjo mund të çojë në disa debate me të. Kujdes sepse disa mund të inatosen aq shumë sa debatet të jenë të mëdha. Beqarët, nën ndikimin e Marsit, nuk do kërkojnë me këmbëngulje personin e duhur, por do presin që gjërat të rrjedhin vetë. Në planin financiar mund të kryeni transaksionet e duhura.
Peshorja. Bashkëpunimi do vazhdojë të jetë i fortë edhe gjatë kësaj dite mes jush dhe partnerit. Do e dini mirë se çfarë i pëlqen tjetrit dhe do i plotësoni dëshirat. Beqarët do kalojnë një ditë shumë të zakonshme pa takime. Përfitoni për të kaluar pak më shumë kohë me miqtë dhe familjen. Ne planin financiar do jeni me fat dhe do bëni disa shpenzime te nevojshme.
Akrepi. Ata që janë në një lidhje do jenë simpatikë dhe joshëse. Partneri juaj do ndihet me fat që ju ka pranë dhe do jetë krenar për ju në çdo moment. Përgatituni edhe për disa surpriza. Beqarët do kenë shumë mundësi për të nisur aventura emocionuese, por nuk do i shfrytëzojnë dot. Në mendjen e tyre është vetëm dashuria e madhe dhe afatgjatë, ajo që do të mungojë!
Shigjetari. Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme pa asgjë të veçantë. Një pjesë e mirë e beqarëve kanë mundësi të dashurohen me persona jo shumë të përshtatshëm për ta. Kujdes me hapat e mëtejshëm sepse mund të lëndoheni shumë. Në planin financiar duhet të merrni masa të rrepta që të mos keni vështirësi më vonë.
Bricjapi. Gjatë kësaj dite do jeni plot angazhime dhe nuk do keni energji për jetën në çift. Mos u mërzitni sepse partneri do ju kuptojë dhe do ju bëjë të ndiheni të kërkuar. Beqaret edhe pse nuk do iu intereson dashuria do përballen me takime mjaft interesante. Buxheti do balancohet pak nga pak nëse vazhdoni të tregoheni kaq të matur me shpenzimet.
Ujori. Një ditë e qetë pa asgjë të veçantë për të dashuruarit. Do ndiheni mirë pranë atij që keni në krah dhe do e vazhdoni komunikimin në të njëjtën mënyrë. Për beqarët do ketë disa ndryshime, megjithatë yjet ju këshillojnë të hidhni hapa me kujdes. Në planin financiar duhet të jeni sa më vigjilentë që të mos keni probleme dhe vështirësi. Ti mund ta besh kete.
Peshqit. Keni pasur mosmarrëveshje në çift? Mos u mërzitni, duke filluar që tani gjithçka do të bëhet e qartë dhe do të jeni më optimistë për të ardhmen. Gjëra të veçanta dhe emocionuese do ndodhin në jetën e beqareve. Shfrytëzojeni ditën sa më shumë. Situata financiare do jetë më e qëndrueshme se disa kohë më parë, por kjo nuk do të thotë që të shpenzoni pafund!