Kerkojme Operatore shitjeje

Distributori farmaceutik Evita Sh.p.k, kërkon të punësojë: Operatore shitjesh Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë: • Përgjegjës për përgatitjen e të gjithë faturave të shitjes konform procedurave të kompanisë dhe sipas kërkesave të klientëve. • Mban lidhje të ngushta me grupet në terren dhe të gjithë strukturat e kompanisë. • Kryen porositë e detyrat ditore të cilat i janë ngarkuar nga Menaxheri i Magazinës. • Zbaton instruksionet e dhëna në lidhje me marrëdhëniet me klientin, komunikimin me ta dhe në mirëmbajen e databazës së klientëve duke pasqyruar informacionin e përditësuar. • Merr pjesë dhe mbështet me sugjerime për zhvillimin dhe përmirësimin e proceseve të punës që menaxhon. • Të ketë aftësi komunikuese, negociuese dhe i/e aftë të menaxhoje konfliktet që mund të dalin në punë. • Çdo detyrë tjetër që mund të kërkohet nga Menaxheri i magazinës në kuadër të detyrave dhe proceseve të punës: Kriteret e nevojshme: • Diplomë universitare. • Preferohet eksperiencë e mëparshme në profile pune të ngjashme. • Të jetë kandidat i komunikueshëm dhe i aftë të përcaktojë kërkesat dhe nevojat e klientëve. • Aftësi bashkëpunuese dhe të punojë në grup. • Të zotërojë njohuri bazë të programeve Microsoft Office. • Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh. Vendi i punës: Autostrada Tiranë-Durrës, km8 Transporti i siguruar nga kompania Mund të aplikoni duke dërguar Cv tuaj në adresën e emailit: hr@evitaalbania.com Afati i aplikimit: 04/09/2023 Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Burimet Njerëzore të Evita sh.p.k për të zhvilluar intervistë. Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Adresa: Autostrada Tirane-Durres, km 8

Phone: +35542204008

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera