Kerkojme Social Media Manager

A jeni të pasionuar pas udhëtimeve me jaht dhe krijimit të përmbajtjeve të jashtëzakonshme?

Po kërkojmë një Social Media Manager kreativ dhe energjik për të ndihmuar në promovimin e përvojave unike që ofron jahti ynë luksoz.

 

Përgjegjësitë:

 

Krijimi dhe menaxhimi i përmbajtjeve vizuale dhe shkrimore për platformat e ndryshme të mediave sociale (Instagram, Facebook, TikTok, etj.)

Planifikimi dhe publikimi i postimeve të rregullta për të rritur angazhimin dhe ndërgjegjësimin për markën.

Bashkëpunimi me ekipin për të promovuar eksperiencat e udhëtarëve dhe aktivitete të ndryshme në bord.

Monitorimi i statistikave dhe analizimi i performancës së fushatave të mediave sociale.

Ndërveprimi me ndjekësit dhe përgjigjja në komentet dhe mesazhet.

 

Kualifikimet:

 

Eksperiencë në menaxhimin e mediave sociale (përvoja në industrinë e turizmit ose udhëtimeve është një plus).

Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe krijimi përmbajtjeje vizuale.

Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë.

Njohuri të avancuara të platformave të mediave sociale dhe mjeteve të analitikës.

 

Ofrojmë:

 

Mundësi për të punuar në një ambient unik dhe luksoz.

Mundësi për të zhvilluar aftësitë tuaja në një industri në rritje.

Paga konkurruese dhe mundësi për rritje profesionale.

 

Nëse je i apasionuar pas punës me mediave sociale dhe je gati të ndihmosh në ndarjen e përvojave të paharrueshme në një jaht luksoz, na dërgo një CV ne +355692072918.

Adsense Automatically Ad Code

Related Posts

Scan the code