Në qoftë se shihni det të qetë pa dallgë, do të keni sukses në punët tuaja, në qoftë se shihni të ketë dallgë, do të keni vështirësi nga ana ekonomike. Në qoftë se shihni se jeni në det kur ka dallgë, diçka e keqe do t’u ndodhë, në qoftë se e kaloni me varkë, do të merrni pasuri. Në qoftë se shihni se ecni mbi dallgë pa u zhytur të gjitha çështjet tuaja do të kenë sukses. Në qoftë se shihni se ju hedhin në det me dallgë, mund të pësoni ndonjë aksident.