ENB CONSTRUCTION

ENB CONSTRUCTION

ENB Construction është një kompani ndertimi e themeluar më 2019 nga Ing. Besmir Beqiri, mbas një eksperience 10 vjecare individuale në menaxhimin e projekteve të mëdha industriale dhe rezidenciale në të gjithë vendin.

KONSULENCE TEKNIKO-FINANCIARE NE NDERTIM

Një nga fushat ku ENB Construction operon është menaxhimi i projekteve, fokusuar në modelimin tekniko financiar të projektit, shperndarjen e investimit sipas specifikimeve teknike dhe monitorimit të fazës së implementimit deri në finalizim. Në portofolin e konsulencës së ENB momentalisht jane dy objekte te realizuara, një komplex vilash në vlerë 4 milion euro dhe nje komplex banimi pallatesh në vlerë 20 milion euro.

HIDROIZOLIM PODRUME OBJEKTE BIZNESI DHE BANIMI

Hidroizolim Podrume Objekte Biznesi dhe Banimi (Pallate, magazina, sallone Etj…). Në lidhje me hidroizolimin e podrumeve, ENB aplikon sistemin Penetron sipas modelit amerikan dhe specifikimeve përkatëse. Inxhinieret tanë janë trajnuar për të kryer aplikimet nga stafi i Penetron Hellas dhe në portofolin tonë gjenden 5 objekte banimi të realizuara plotësisht të suksesshme.

PROJEKTIM-NDERTIM STRUKTURA METALIKE

Përgjatë këtyre viteve kemi projektuar dhe ralizuar disa projekte të tilla, të cilat na janë besuar pikërisht për shkak të specifikave të tyre dhe të garancisë sonë inxhinierike të realizimit. Bëhet fjalë për objekte relativisht të vështira që kërkojnë zgjidhje dhe experiencë teknike specifike, kemi realizuar “adaptime” nga strukture betoni në strukture metalike, ndërtime metalike në lartesi të madhe dhe struktura metalike brenda një strukture egzistuese, të gjjtha të trajtuara “vepër arti” dhe normalisht jemi gati në vijim për sfida të reja.

REALIZIM DHE PROJEKTIM PISHINA DHE PARCELA

Pishinat si objekte specifike që kerkojnë vemendje teknike absolutisht që janë fokusi ynë, me tashmë me dhjetera të realizuara bashkarisht me sistemimin e parcelës deri në shtrimin e tapetit të barit.

PROJEKTIM – NDERTIM OBJEKTE INDIVIDUALE – LUXURY PROPERTIES

Objektivi ynë është që ndertimin ta konceptojmë si një shërbim profesional dhe transparent duke ruajtur fanatikisht kushtet teknike, ne synojmë “vepra arti” të nxjerra konceptualisht nga mendja e klientit dhe të realizuara 100%. Ky është objektivi ynë, ky është target grupi ynë, të ndertojmë vila që jetojnë gjatë, sipas deshirës tuaj, me experiencën tonë.

PUNIME / PROJEKTE TE KRYERA

Adresa: Kullat Binjake, kati i 2-te, Tirane

Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!

Scan the code