Dashi
Sot është një ditë plot surpriza, por edhe me emocione të forta. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do ndiheni mirë pranë tij. Beqarët kanë mundësi të nisin aventura afatshkurtra me disa persona që nuk i njihnin më parë. Financat nuk do jenë shumë të mira, megjithatë rekomandohet sërish të tregoheni të matur me shpenzimet për të siguruar të ardhmen.
Demi
Do e thelloni akoma me shume lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do ndiheni mire për këtë fakt. Me partnerin do ndani gjithçka, madje edhe sekretet që keni mbajtur nga e kaluara. Beqaret nuk do ndihen ende gati për të nisur një lidhje, edhe pse mundësitë do jenë të mira. Në planin financiar duhet të merren disa masa përpara se situata të bëhet delikate.
Binjakët
Sot është një ditë e mbushur me momente të lumtura për ata që janë në një lidhje. Nuk do ta besoni as që po përjetoni ndjesi të tilla. Beqaret duhet te dine se cfare keni dhe si t'i joshin. Në asnjë mënyrë mos ecni lirshëm sepse do të gaboni. Në planin financiar mos bëni shpenzime të pamenduara sepse situata mund të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.
Gaforrja
Do keni disa debate të vogla sot me atë që keni në krah, por nuk duhet ta dramatizoni situatën në asnjë mënyrë. Me qetësi dhe maturi çdo gjë do zgjidhet shpejt. Beqarët do kalojnë një ditë shumë të veçantë. Ata do të pranojnë të gjitha ftesat dhe do të njohin më shumë njerëz. Financave duhet t'i kushtoni më shumë vëmendje. Nëse keni borxhe, shlyeni ato sa më shpejt që të jetë e mundur.
Luani
Mos e kritikoni partnerin për gabimet e së shkuarës dhe bëni sa më shumë lëshime. Do të ndiheni më mirë vetë, filloni të mendoni vetëm për të ardhmen. Beqarët do jenë romantikë dhe do tërheqin veçanërisht personat që pëlqejnë. Financat do i menaxhoni me shume kujdes. Nuk do keni asnjë problem edhe pse shpenzimet nuk do mungojnë.
Virgjëresha
Mos e ndalni komunikimin në çift sot sepse në të kundërt mund të keni mosmarrëveshje. Nga ana tjetër, është mirë të flisni hapur nëse keni nevojë të qëndroni pak vetëm. Beqaret nuk do iu interesojnë aspak dashuria sepse çështjet e tjera janë me te rëndësishme për ta. Plutoni ka rrezik të sjellë probleme financiare. Bej kujdes.
Peshorja
Sot do i shprehni pafund ndjenjat partnerit, por në disa momente mund të keni një debat. Mos harroni se në dashuri mirëkuptimi dhe toleranca janë thelbësore. Beqarët do gjejnë personin që do ju përshtatet në çdo aspekt. Në planin financiar mos lejoni që situata të përkeqësohet, por merrni masa ose kërkoni ndihmën e specialistëve.
Akrepi
Të dashuruar, mos u tregoni të paduruar me partnerin. Mos kërkoni që ai t'jua plotësojë të gjitha dëshirat menjëherë sepse ai nuk do të jetë në gjendje. Do jeni luftarak sot, beqarë dhe do bëni çdo lëvizje për të bërë për vete këdo që ju pëlqen. Gjithçka do të ndryshojë për mirë. Sot është një ditë më e rrezikshme për financat. Gabimi më i vogël do t'ju shkatërrojë plotësisht.
Shigjetari
Duhet të përpiqeni të hiqni sa më shpejt rutinën nga jeta juaj në çift gjatë kësaj dite dhe të provoni eksperienca të reja me partnerin. Do ndiheni mirë dhe do ju duket sikur keni rilindur. Beqaret do e kenë mendjen te puna dhe nuk do e vrasin mendjen për gjendjen sentimentale. Për financat pritet shumë fat. Ju do të jeni në gjendje të përmirësoni situatën.
Bricjapi
Do jeni gjatë gjithë kohës në humor të mirë gjatë kësaj dite dhe do kaloni më shumë kohë se më parë me partnerin. Do të kuptoni disa gabime që keni bërë dhe do të kërkoni falje. Beqaret duhet te mbyllin syte dhe te bejne ate qe ndjejne. Mos mendoni shumë për të ardhmen sot. Në planin financiar situata do ketë një stabilizim. Do të merrni kohën e nevojshme për të riorganizuar buxhetin.
Ujori
Do të jenë të shumtë planetët që do ta mbrojnë jetën tuaj në çift gjatë gjithë kohës gjatë kësaj dite dhe do ju mundësojnë një atmosferë të ngrohtë dhe plot ngjyra. Beqarët duhet ta lënë veten të jenë sa më të lirë dhe të përfitojnë nga ftesat që do ju dërgojnë gjatë gjithë ditës. Buxheti do jetë më i balancuar se kurrë. Do të dini sa të shpenzoni në mënyrë që të mos tronditeni.
Peshqit
Do ketë shumë ulje-ngritje sot në jetën tuaj në çift. Herë pas here nuk do e kuptoni fare se çfarë keni në krah dhe debatet mund të jenë të forta. Mendoni mirë përpara se të merrni vendime në mënyrë që të mos pendoheni. Beqaret do kenë një dite normale. Financat do jene gjithmonë te paqëndrueshme. Nëse jeni të çmendur, do të keni probleme serioze.