Dashi
Sot do të jetë një ditë mjaft e animuar për të dashuruarit. Do i shihni gjërat me më shumë pozitivitet dhe do harroni njëherë e përgjithmonë problemet e së shkuarës. Beqarët do kenë një ditë premtuese dhe plot ngjyra të cilën duhet ta shfrytëzojnë sa më shumë. Nëse nuk e menaxhoni me kujdes buxhetin, shumë shpejt do të fillojnë problemet.
Demi
Ju që jeni në një lidhje nuk do keni asgjë për të qarë sot sepse partneri do ju mbajë gjatë gjithë kohës në pëllëmbë të dorës. Madje në disa momente mund të duket sikur jeni në ëndërr dhe jo në realitet. Beqarët më mirë të presin edhe disa ditë përpara se të ndërmarrin hapa. Me buxhetin do tregoheni shumë të arsyeshëm dhe situata do mbetet shumë e kënaqshme.
Binjakët
Jo vetëm që lidhja juaj në çift do të jetë e jashtëzakonshme sot, por në shumë momente pasioni do ju pushtojë. Si ju ashtu edhe ai që keni në krah dini si ta bëni njëri-tjetrin të lumtur. Beqarët nuk do ndihen ende gati për t'i bërë ballë. Në planin financiar mjafton të mos nxitoheni dhe gjithçka duhet të shkojë mirë. Nëse mblidhni disa para sot, nesër mund të bëni investime të mëdha.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite partneri do ju befasojë që jeni në një lidhje. Përgatituni për emocione shumë të forta në çdo moment. Beqarët do bëjnë disa takime interesante dhe për disa persona zemra do ju rrahë më fort se kurrë. Ata nuk duhet të humbasin mundësitë për të shprehur ndjenjat e tyre. Në planin financiar do keni një ditë plot surpriza. Familjarët do jenë ata që do ju mbështesin fort.
Luani
Ju të dashuruarit nuk do zgjoheni me humor shumë të mirë sot, por gjithçka do ndryshojë pas mesditës. Partneri do ju befasojë dhe do ju mbushë me dhurata fantastike. Beqaret nuk do e kenë te lehte te gjejnë prindin e tyre blu, edhe pse te themi te drejten do mundohen shume. Me shpenzimet duhet te tregoheni te matur dhe shume shpejt situata do përmirësohet.
Virgjëresha
Ditë mjaft e mirë do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Do jeni shumë më të logjikshëm dhe do i kuptoni të gjitha gabimet që keni bërë më parë. Beqarët do bëjnë mirë të tregohen të kujdesshëm dhe të mos bien pre e intrigave të disa personave. Në planin financiar gjithçka do ndodhë si me magji dhe situata do ketë ndryshime shumë pozitive.
Peshorja
Sot ju të dashuruarit do mendoni për ndryshime në jetën në çift dhe do mundoheni të flisni hapur me atë që keni në krah për gjithçka. Në mbrëmje mund të merrni disa vendime. Beqaret nuk duhet te rrinë kot, por duhet te pranojnë te njihen me disa persona qe do i prezantojnë me miqtë e tyre. Financat do mbeten te kenaqshme sepse do dini gjithmonë se çfarë hapash duhet te hidhni.
Akrepi
Sot do jetë një ditë përgjithësisht e qetë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Edhe ata që kanë pasur debate do ndihen më të qetë. Beqarët do dashurohen me pasion me dikë. Për ta do të ketë ndryshime rrënjësore. Financat mund të jenë disi delikate. Mundohuni të shpenzoni me kujdes dhe shmangni dhënien e kredive. Sot nuk është dita juaj më me fat në këtë sektor.
Shigjetari
Ju të dashuruarit do jeni të pandashëm gjatë kësaj dite. Gjithçka do e bëni bashkë me partnerin dhe bashkë do ndani vetëm momente të lumtura. Beqaret do e kenë mendjen te një çështje shume e rëndësishme dhe nuk do mendojnë aspak për dashurinë. Në planin financiar mund të gjendeni në situata delikate, por me kujdes, maturi dhe mbështetje nga miqtë do ia dilni mbanë.
Bricjapi
Ju të dashuruarit do keni vështirësi të pafundme gjatë kësaj dite. Të dyja palët do jenë nervoze dhe do debatojnë edhe për gjërat më të vogla. Beqarët do kenë disa takime të papritura, por sa hap e mbyll sytë do ndryshojnë jetën e tyre njëherë e përgjithmonë. Financat nuk do jenë të këqija, por nëse shpenzoni pamatur, situata mund të pësojë shpejt një tronditje. Mendoni pak më shumë për të ardhmen.
Ujori
Ju të dashuruarit do jeni jashtëzakonisht realistë sot dhe do bëni çmos për ta bërë edhe më magjepsëse lidhjen tuaj në çift. Edhe partneri do jetë i të njëjtit mendim dhe priten vetëm momente pozitive. Beqarët më mirë të presin edhe pak përpara se të përpiqen të joshin dikë. Në planin financiar yjet do ju bekojnë dhe do keni më shumë fat nga sa e kishit menduar.
Peshqit
Sot do i keni gjërat shumë më të qarta ju të dashuruar dhe do të kuptoni se keni gabuar për shumë gjëra. Mos kini frikë të flisni hapur me partnerin sepse ai do ju kuptojë dhe do ju falë. Beqarët do marrin disa vendime të rëndësishme që do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Buxhetin po e menaxhoni siç keni bërë kohët e fundit për të pasur përfitime të shpejta.