Dashi 21. Mars – 20 Prill
Ditë plot bashkëpunim do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndihen mrekullisht pranë partnerit dhe nuk do duan të ndahen për asnjë moment. Beqarët mund të fillojnë të pëlqejnë një person që sapo është ndarë. Është mirë që të presin pak kohë përpara se të ndërmarrin hapa. Sektori i financave do jete delikat. Ka mundësi të bëni shpenzime të pamatura dhe situata do dobësohet ndjeshëm.
DEMI 21. Prill – 21 Maj
Gjatë kësaj dite do ju duhet më shumë siguri në çift për të hedhur hapa të mëtejshëm. Afërditën do ta keni pranë dhe ai do ju ndihmojë pa masë. Beqarët do kenë një fushë të gjerë veprimi dhe mund të bëjnë zgjedhjet e duhura. Sot do të jenë më të logjikshëm. Sektori financiar do jetë shumë i mirë, megjithatë përpiquni të shmangni shpenzimet e tepërta.
BINJAKËT 22. Maj – 21 Qershor
Ditë shumë e qëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ju që jeni në një lidhje. Gjatë gjithë kohës do kaloni mirë me partnerin dhe marrëdhënia me të do mbetet e kënaqshme. Beqarët do jenë më të gatshëm për të nisur një lidhje dhe do pranojnë ftesat që do iu bëhen. Ne planin financiar do mbizoteroje gjithmonë ekuilibri, ndaj nuk do keni për çfarë te ankoheni.
GAFORRJA 22. Qershor – 22. Korrik
Gjatë kësaj dite do i tregoni partnerit se e doni më shumë se çdo gjë dhe jeni gati të bëni sakrifica për ta pasur gjatë gjithë kohës pranë. Beqarët do jenë gati për çmenduri të vogla vetëm për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Ne planin financiar do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e planifikuara pa u ankuar fare.
LUANI 23. Korrik – 22. Gusht
Sot është menduar të jetë një ditë e bukur dhe plot ngjyra për ata që janë në një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat ndaj partnerit dhe marrëdhënia me të do përmirësohet ndjeshëm. Beqarët do ju rrahë fort zemra pa një takim të papritur që do ta kuptojnë. Do tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet sepse do jetë Mërkuri ai që do ju detyrojë ta bëni.
VIRGJËRESHA 23. Gusht – 23 Shtator
Një ditë e këndshme pritet të vijë për ata që janë në një lidhje. Do bien dakord për gjithçka me atë që kanë në krah dhe do e shohin me optimizëm të ardhmen. Beqarët duhet të mendojnë mirë përpara se të ndërmarrin hapa sepse mund të kenë pasoja të rënda. Plani financiar do jetë disi më i qëndrueshëm se pak ditë më parë, por gjithsesi jo në periudhën më të favorshme.
PESHORJA 24. Shtator – 23 Tetor
Gjatë kësaj dite do bëni gjithçka për të përmirësuar marrëdhënien tuaj në çift dhe miqtë do ju mbështesin. Situata do konsolidohet shumë. Beqarët do jenë në kërkim të aventurave dhe sot mundësitë do jenë njëra pas tjetrës. Le të përdorin çdo mundësi si të ishte e fundit. Financat do jene shume me te mira se me pare dhe do e keni te lehte te bëni çdo lloj shpenzimi.
AKREPI 24. Tetor – 22. Nëntor
Sot ju të dashuruarit do i merrni gjërat shumë më seriozisht dhe do bëni çmos për të zgjidhur disa mosmarrëveshje që keni pasur. Beqarët do ndihen mjaft mirë në ambientin e qetë ku jetojnë dhe nuk do bëjnë asnjë përpjekje për ta ndryshuar. Në planin financiar fati do jetë gjithmonë në anën tuaj dhe situata do jetë e shkëlqyer.
SHIGJETARI 23. Nëntor – 21 Dhjetor
Me partnerin do jeni shumë të sinqertë gjatë kësaj dite dhe do flisni hapur me të për çdo gjë. Kjo do ju afrojë edhe më shumë, pavarësisht se të dyja palët do kenë pakënaqësi. Me komunikim dhe mirëkuptim arrihet gjithçka. Beqaret do kenë te tjera prioritete dhe nuk do e kenë mendjen te dashuria. Financat do jenë shumë më të mira për shkak të gjithë kujdesit që keni treguar.
BRICJAPI 22. Dhjetor – 20 Janar
Mundohuni të kontrolloni veten sot të dashuruar, sepse në të kundërt do të keni probleme serioze me partnerin. Nuk mund të pretendosh të jesh mbi të gjithë gjatë gjithë kohës. Për beqarët nuk do mungojnë mundësitë për takime, por rastet nuk do jenë ashtu siç prisnin. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, ndaj bëni kujdes me çdo lloj shpenzimi.
UJORI 21. Janar – 19 Shkurt
Jeta juaj në çift nuk do jetë aspak e keqe sot. Do dini të ruani një klimë të ngrohtë dhe bashkëpunimi do mbizotërojë në çdo moment. Beqaret do kenë një dite normale. Pavarësisht se nuk do mungojnë mundësitë për njohje të reja, ata do të preferojnë t’i marrin gjërat ashtu siç janë. Në planin financiar jini të kënaqur me situatën që keni dhe mos kërkoni përmirësime të jashtëzakonshme.
PESHQIT 20. Shkurt – 20 Mars
Ka rrezik të mos i qëndroni besnik partnerit sot dhe kjo falë joshjes që do t’i bëjë dikush që njihni. Çdo hap që hidhni do të ndikojë në të ardhmen tuaj. Beqaret do tregohen te matur dhe do e dinë se me cilët persona te shoqërohen. Shumë shpejt ata gjithashtu mund të ndryshojnë lidhjen. Buxhetin do arrini ta stabilizoni mjaft mirë dhe shpenzimet e nevojshme do i kryeni pa problem.