Dashi
Ata që janë grindur me partnerët së fundmi do të pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do të kalojnë momente më të bukura. Yjet do të jenë gjithmonë në anën tuaj. Beqaret nuk duhet t'u besojnë te gjithë atyre qe do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk është ende koha për të marrë vendime të rëndësishme apo për të nënshkruar kontrata.
Demi
Nuk do keni asnjë problem sot në jetën tuaj në çift, përkundrazi do kaloni më mirë me atë që keni në krah. Beqarët do jenë shumë të hutuar dhe as nuk do mendojnë të krijojnë një lidhje. Ka gjëra të tjera shumë më të rëndësishme për ta në këtë moment. Financat do jene shume te trazuara. Mos shpenzoni pa u menduar sepse do keni vështirësi.
Binjaket
Falë ndikimit të madh të Plutonit, jeta në çift nuk do jetë e lehtë as për ju. Me partnerin do keni ide të ndryshme dhe disa mund të arrijnë deri aty sa të tradhtojnë atë që kanë në krah. Kujdes! Beqaret duhet t'i marrin gjerat ashtu sic kane, pa kerkuar asgje. Ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet sot. Përfitoni për të lënë mënjanë disa lekë.
Gaforrja
Jeta juaj ne çift do jete e turbullt gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për asgjë me atë që keni në krah dhe në çdo moment do dëshironi të merrni tuajën. Beqaret do realizojnë takimet qe kane ëndërruar prej kohe dhe shume shpejt do ndryshojnë edhe statusin. Financat do jene te keqija te cilat do ju mërzitin shume. Gjithmonë duhet t'i menaxhoni paratë me mençuri.
Luani
Marrëdhënia juaj me partnerin do jetë e qëndrueshme dhe aspak problematike gjatë kësaj dite. Do të ndiheni mirë në krahët e tij dhe do të jeni gati për çdo lloj hapi. Beqaret nuk do kenë sukses ne dashuri dhe do vazhdojnë te qëndrojnë vetëm. Në planin financiar do i kapërceni të gjitha vështirësitë dhe situata do stabilizohet. Miqtë dhe familja do t'ju japin mbështetje të madhe.
Virgjeresha
Marrëdhënia me partnerin do jetë shumë e mirë gjatë kësaj dite. Do të lini pas të kaluarën e hidhur dhe do mendoni vetëm se si ta bëni të ardhmen më të veçantë. Beqarët duhet të maten mirë përpara se të pranojnë ftesat sepse mund të lëndohen në një moment. Financat nuk do jenë të mira për të gjithë. Matni disa herë përpara se të shpenzoni.
Peshorja
Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën romantike në çift. Ekziston rreziku që disa të tradhtojnë edhe atë që kanë në krah dhe më pas t'i japin fund marrëdhënies që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që u përshtatet më shumë. Financat nuk do jene te këqija. Perfitoj!
Akrepi
Nuk do arrini dot të ruani ekuilibrat sot në jetën tuaj në çift dhe mosmarrëveshjet do ju bëjnë të padurueshme ditën. Beqarët do kenë shumë njohje të reja me persona interesantë. Vazhdoni këtë njohje për ca kohë përpara se të hidhni hapa të mëtejshëm. Situata financiare do përmirësohet falë vëmendjes tuaj dhe falë ndihmës së disa të afërmve.
Shigjetari
Sot është një ditë mjaft e qetë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Do të respektoni mendimet e njëri-tjetrit dhe do të bëni atë që ju duket më e mirë të dyve. Ata që janë të sapomartuar mund të mendojnë edhe për një fëmijë. Beqarët do marrin propozime të forta. Në planin financiar do jeni shumë të qartë për këstet që duhet të bëni dhe do merrni masa të rrepta.
Bricjapi
Keni nevojë për më shumë maturi sot në jetën tuaj në çift sepse në të kundërt mund të keni probleme mjaft serioze. Beqarët do të preferojnë gjithashtu disa aventura kalimtare solo për të ndryshuar statusin e tyre. Tani e tutje, gjithçka do të jetë ndryshe. Sektori i parasë do të vazhdojë të jetë në qendër të vëmendjes. Nuk do keni aspak probleme apo vështirësi, përkundrazi do kurseni pak para.
Ujori
Diskutoni hapur me partnerin sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimistë për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por vetëm dashuria e përkohshme mund t'i lërë pas. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do ju ndihmojnë të stabilizoni situatën. Përfitoni nga kjo mundësi!
Peshqit
Shprehini ndjenjat tuaja sot partnerit në çdo mënyrë, sepse vetëm kështu ai do të kuptojë se sa shumë e doni. Ishte një kohë kur ai dyshonte për gjithçka. Beqarët do ndihen të lumtur falë disa propozimeve që do marrin. Financat do mbrohen gjithmonë nga yjet. Do dini sa para të shpenzoni në mënyrë që situata të mos ketë probleme në të ardhmen.