Dashi – Ka shumë mundësi që sot të mos jeni shumë besnikë ndaj atij që keni në krah. Një person shumë tërheqës do të përpiqet t'ju bëjë për vete dhe shpejt do të bini pre e bukurisë së tij. Në planin financiar tregohuni realist dhe shpenzoni aq sa keni mundësi.
Demi – Nën ndikimin e madh të Venusit, jeta juaj në çift do jetë e bukur dhe shumë emocionuese sot. Do ndiheni si kurrë më parë dhe do dëshironi që dita të mos mbarojë kurrë. Hëna do ju inkurajojë të shpenzoni pa u menduar sot dhe gjendja financiare do jetë delikate. Bej kujdes!
Binjakët – Bashkëpunimi në çift do jetë shumë i ngrohtë gjatë kësaj dite dhe do zgjidhni gjithçka me mirëkuptim. Në planin financiar bëni mirë llogaritë përpara se të bëni ndonjë shpenzim.
Gaforrja – Ju që jeni në një lidhje jeni duke pritur për surpriza të njëpasnjëshme dhe të mrekullueshme gjatë gjithë ditës. Shpesh do ndiheni sikur jeni në ëndërr dhe nuk do ta besoni se është partneri juaj ai që ka menduar për çdo detaj. Financat nuk do jenë të këqija, por impulsiviteti i tepërt mund të sjellë tronditje.
Luani – Sot është një ditë shumë e qetë dhe pa asnjë lajm për ata që janë në një lidhje. Vazhdoni t'i merrni gjërat ashtu siç vijnë dhe duajini ashtu siç ndiheni. Në planin financiar duhet të jeni më të organizuar dhe të mos mendoni vetëm për ditën e sotme.
Virgjëresha – Marrëdhënia në çift do thellohet edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe do kaloni edhe më shumë kohë me atë që keni në krah. Financat duhet të menaxhohen me më shumë kujdes dhe maturi, përndryshe do të ketë probleme.
Peshorja – Në dashuri nuk është momenti i duhur për të marrë rreziqe të mëdha. Mundohuni të ruani qetësinë dhe mos e teproni me kritikat ndaj partnerit. Financat do jenë vërtet shqetësuese. Më e mira do të ishte të flisnit me një specialist dhe të merrni masat e duhura.
Akrepi – Sot është një ditë shumë e gjallë dhe emocionuese për të gjithë të dashuruarit. Gjithçka do të shkojë ashtu siç e kishit ëndërruar prej kohësh. Situata financiare do fillojë të konsolidohet. Shpenzimet që do kryeni do jenë minimale.
Shigjetari – Sot do të kuptoni më mirë se çfarë keni në krah dhe do të dini çfarë të bëni për të përmbushur dëshirat tuaja më të zjarrta. Gjithçka do të shkonte në mënyrë perfekte. Ne planin financiar mund te bëni çdo investim sepse situata do jete mjaft e qëndrueshme.
Bricjapi – Marrëdhënia në çift dalëngadalë do të fillojë të përmirësohet, megjithatë nuk është ende koha për të marrë vendime të rëndësishme. Jini më të durueshëm. Financat do kenë probleme nëse shpenzoni pa u menduar. Tregohuni më të kujdesshëm që edhe e ardhmja të jetë e siguruar.
Ujori – Sot është një ditë shumë normale dhe asgjë e veçantë për ata që janë në një lidhje. Bëni atë që ndjeni pa menduar se çfarë mund të thonë të tjerët. Për financat do jetë një ditë shumë e favorshme dhe e mirë. Ju gjithashtu mund të bëni ndonjë shpenzim shtesë.
Peshqit – Dialogu dhe bashkëpunimi do të jenë në rimë me të sotmen. Gjithçka do jetë e mrekullueshme dhe partneri do ju krijojë kushtet e duhura që të ndiheni sikur jeni në majë të reve. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të rrezikoni shumë. Kujdes!