Dashi. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe tolerant me partnerin tuaj sot sepse në të kundërt do keni debate edhe më të ashpra me të. Beqarët do kenë disa takime, por asgjë vendimtare nuk do të ndodhë. Jini edhe më të durueshëm. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më shumë kujdes dhe maturi sepse gabimi më i vogël do jetë shumë i rëndësishëm.
Demi. Çiftet nuk do jenë në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe kjo mund të çojë në debate të njëpasnjëshme. Ata që kanë pasur grindje dhe vështirësi për një kohë të gjatë do të qëndrojnë vetëm për të reflektuar për të ardhmen. Beqaret do kenë shume angazhime te tjera dhe nuk do e kenë mendjen te krijojnë një lidhje. Financat do jene te mrekullueshme, por nuk duhet te abuzoni me shpenzimet.
Binjakët. Sot do të jetë një nga ditët më të bukura dhe emocionuese të vitit. Si ju ashtu edhe partneri juaj do të jeni të gatshëm të ndërmerrni aventura vetëm për të arritur lumturinë. Beqarët nuk duhet të nxitojnë dhe të përkushtohen ndaj dikujt pa qenë të sigurt për atë që duan të bëjnë. Në planin financiar gjithçka do shkojë në mënyrë perfekte, ndaj mos u shqetësoni fare/
Gaforrja. Sot është një ditë mjaft e animuar për ata që janë në një lidhje. Partneri do ju jetë gjatë gjithë kohës pranë dhe do ju bëjë të ndiheni më mirë. Beqarët do jenë në humor dhe nuk do ndalen derisa të joshin personin e duhur. Në planin financiar ka ardhur momenti i duhur për të ndërmarrë nisma. Shpenzoni me kursim dhe mendoni për të ardhmen.
Luani. Jeta sentimentale nuk do jetë prioritet për ata që janë në një lidhje. Duke qenë se ambienti është i ngrohtë, për ta primare do të jetë ana profesionale. Beqaret nga ana tjeter do jene gjate gjithë kohës ne erë dhe as nuk do dinë çfarë te bëjnë. Në planin financiar do jenë disa planetë që do ju ndihmojnë të kryeni transaksione të rëndësishme.
Virgjëresha. Shmangni konfliktet me partnerin tuaj sot sepse do të jetë shumë e vështirë të rivendosni harmoninë dhe paqen më vonë. Kujdes nga kryeneçësia! Dashuria me shikim të parë për beqarët do jetë e shumtë. Përdoreni ditën sa më shumë që të mundeni. Financat do jene përgjithësisht te mira. Nuk priten vështirësi në këtë fushë ndaj qëndroni të qetë.
Peshorja. Afërdita do krijojë një klimë shumë të ngrohtë sot për jetën sentimentale të çifteve. Mbrëmja do jetë mjaft romantike dhe emocionuese, ndaj shfrytëzojeni sa më shumë. Beqarët duhet të mendojnë mirë përpara se të hedhin çdo lloj hapi. Financat do jenë të mira, por nuk duhet të huazoni shuma të mëdha. Është koha për të mbledhur para për veten tuaj.
Akrepi. Sot është një ditë shumë e qetë dhe pa probleme për të dashuruarit. Do ndiheni më së miri pranë atij që doni dhe nuk do keni asgjë më shumë për të kërkuar. Beqarët do kenë fat dhe do gjejnë personin e duhur. Para se të filloni një lidhje, njihuni më mirë me të. Në planin financiar mos dëgjoni këshillat e të tjerëve sepse mund t'ju bëjnë të bëni gabime të rënda.
Shigjetari. Jupiteri do të mbrojë jetën sentimentale të çifteve gjatë gjithë kohës. Do të ketë shumë darka romantike me qirinj. Përdoreni ditën deri në minutën e fundit. Beqarët do kenë një takim vendimtar i cili do ua ndryshojë tërësisht jetën. Në planin financiar duhet të mendoni mirë përpara se të bëni çdo lloj shpenzimi. Nëse do të ishit të pamatur, mund të keni probleme serioze.
Bricjapi. Disa probleme që keni në familje mund të nxisin debate të forta me partnerin. Mos jini agresivë nëse nuk doni të futeni në një rrugë pa krye. Beqarët do provojnë eksperienca të reja dhe do ndihen mirë në shoqërinë e personave që do takojnë. Në planin e financuar duhet të menaxhoni me kujdes buxhetin dhe ta mbani nën kontroll.
Ujori. Afërdita do sjellë stabilitet në jetën tuaj në çift sot. Ndjenjat për festën do jenë më të thella dhe emocionet edhe më të mëdha. Disa do të marrin vendime shumë të rëndësishme për të ardhmen. Beqaret e presin dashuri me shikim te pare. Për të menaxhuar financat, mos dëgjoni këshillat e miqve, por konsultohuni me specialistë të fushës. Vetëm ata mund t'ju ndihmojnë.
Peshqit. Kontrolloni veten sot dhe mos flisni në asnjë moment pa u menduar. Shumica e atyre që janë në një lidhje do të korrin atë që kanë mbjellë prej kohësh. Beqaret do ndihen te poshtëruar nga disa persona dhe do lëndohen jashtëzakonisht shumë. Në planin financiar nuk duhet të bëni shpenzime të tepërta edhe nëse situata është e qëndrueshme. Lëri ca para mënjanë.I