DBH CONSTRUCTION sh.p.k kërkon të punesojë një person të kualifikuar dhe me eksperiencë në pozicionin Inxhinier Zbatimi në Dhërmi.
Detyrat:
1. Organizon punën në kantierë, derjton dhe kontrollon hap pas hapi zbatimin e projektit.
2. Propozon dhe zgjidh në bashkëpunim me projektuesin dhe supervizorin problemet që mund të lindin gjatë procesit të zbatimit.
3. Harton Vlerësimin e Riskut për kantierin, bën instruktimin teknik të punonjësve për çdo muaj si dhe sa herë vijnë punonjës të rinj.
4. Harton grafikun e punimeve si dhe bën përditësimin e tij vazhdimisht.
5. Ka për detyrë të plotësojë të gjitha kushtet e kërkesat e Ligjit për mbrojtjen në punë dhe sigurimin teknik të punëtorëve.
Kriteret e punësimit:
• Të ketë mbaruar studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi.
• Të këtë përvojë pune minimumi 5 vjet si Inxhinier Ndërtimi ne zbatim.
• Të ketë aftësi shumë të mira për organizimin e kantierit dhe drejtimin e punimeve.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese.
• Të jetë fleksibël me orarin.
• Të ketë njohuri shumë të mira të paketes Microsoft Office, si dhe të programeve inxhinierike si Autocad, etj.
• Të këtë patentë të klasit B.
Përfitimet tuaja:
• Pagë 150,000 ALL
• Akomodimi dhe transporti sigurohen nga kompania.
Aplikantët janë të lutur të paraqesin interesin e tyre për këtë pozicion pune, duke dërguar CV-në në emailin: dbhconstruction20@gmail.com.
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Adresa: Palase, Dhermi
Nr. Kontakti: 0673412558