T & XH SHPK • KOMPANI NDËRTIMI

T & XH SHPK • KOMPANI NDËRTIMI

Themeluar në Durrës si kompani ndërtimi, në vitin 2017. Që nga ajo kohë, kompania ka shtrirë veprimtarinë e saj në të gjithë vendin. Kompania u rrit shumë shpejt gjatë viteve të fundit në përgjigje të kërkesës së industrisë shqiptare të ndërtimit.

Kompania është e certifikuar ISO 9001: 2008 .

Aktiviteti i kompanisë mbështetet nga staf i kualifikuar. Vëmendja e kompanisë është gjithashtu e përqendruar në menaxhimin e burimeve njerëzore, kualifikimin e stafit dhe sigurinë.

Gjatë këtyre viteve të veprimtarisë së saj, në fushën e infrastrukturës së transportit, punimeve civile dhe industriale, kompania ka punuar kryesisht në zbatimin e projekteve të financuara nga Institucione Financiare Private.

Vëmendja e kompanisë është e fokusuar edhe në menaxhimin e resurseve njerëzore, kualifikimin e stafit dhe sigurinë në kantier.

Ne udhëhiqemi nga parimi i integritetit në mënyrën e të punuarit cilësisht, në afate kohore të parashikuara dhe konform rregullave dhe legjislacionit në fuqi duke ofruar cilësi të padiskutuar të një niveli të lartë, për tregun Shqiptar dhe atë të huaj.

Çfarë ofrojmë:

Ndërtime Civile dhe Industriale:

  • Rikonstruksion dhe Riforcime të objekteve ekzistuese.
  • Ndërtime parafabrikat beton-arme, struktura metalike dhe druri.
  • Punime nëntokësore, ura dhe vepra arti.

 

Punime në Infrastrukturë dhe Transport

  • Rrugë, autostrada, mbikalime, hekurudha etj
  • Sinjalistika rrugore jo ndriçuese.
  • Barrierra dhe mbrojtje rrugore.


Projektim:

  • Projektim Objekte Civile-Industriale prej murature e skelet Beton-Arme.
  • Projektim Objekte Civile e turistike prej druri.
  • Projektim të instalimeve Hidro-Termosanitare.


Vlerësime Inxhineri – Ekonomike të Pasurive të Paluajtshme:

  • Ndërtesa, truall, objekte të dëmtuara nga tërmeti.
  • Konsulencë inxhinierike në ndërtim
  • Sigurim i objekteve të ndërtuara dhe riforcuara në Kompani Sigurimi


Menaxhim Projekti:

  • Arkitektonik, konstruktiv.
  • Elektrik, Hidraulik.
  • Sistem kunder zjarrit, system uji.


Auditim të Efiçensë së Energjisë

  • Përmirësimi i performancës energjetike në ndërtesa, manifakturë dhe produkte industriale për ndërtimin si dhe në transport.
  • Riforcim me Metodën e Troketimit l SHOTCRETE
  • Riforcim me Metodën e Troketimit l SHOTCRETE
  • Ka përbërje beton që përcillet përmes një tubi dhe aplikohet në sipërfaqe mbështetëse.
  • Aplikohet në mure mbajtëse të ndërtesave civile, ura, vepra arti etj.
  • Makineria që disponojmë është e çertifikuar nga BE.


Riforcim me Metoden e Fibrës së Karbonit l C-FRP:

  • Ka në qendër të vëmendjes përdorimin e Fibrës së Karbonit.
    Ky material zëvendëson materialet metalike në shumë aplikime strukturore të betonit, pasi mban ngarkesa përgjatë gjatësisë së fibrës dhe siguron forcë dhe ngurtësi në një drejtim.

 

Konstruksione metalike me Partner Distributor CUALIMETAL S.A.U

  • Kompani per kapanone industriale per fabrika
  • Kapanone me mbulese me panele sanduich
  • Membrana metalike te varura
  • Parking me konstruksione celiku
  • Tenda per cati me konstruksione metalike
  • Projektim konstruksionesh metalike

Adresa: Lagj Nr. 3, Rruga Ramazan Jella, Durrës.

Për më shumë informacion, na kontaktoni!

Scan the code