Kërko

TRAHANA & ROSNICA LUNXHERIA

TRAHANA & ROSNICA LUNXHERIA • KICO NOTI Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, Tiranë

Trahana Lunxhëria, prodhim i mjeshtrit të prodhimit të produkteve ushqimore popullore, është një ushqim tradicional mjaft i përdorur në Lunxhëri dhe kudo. Një produkt, që më tepër se në çdo kohë tjetër më përpara, ka vlerë sot, kur ushqimet, produktet, perimet e zarzavatet e gjithçka tjetër përfshirë në ekonominë e tregut, stimulohen, injektohen të piqen shpejt, të shtojnë në peshë, shkurt të molepsen me hormone.

TRAHANA LUNXHËRIA në mes të kësaj amalgame, rekomandohet si ushqimi më i pastër, më popullor, më i përdorur, i lehtë në trup, i thjeshtë në përgatitje dhe, mbi të gjitha aq i mirë e i shijshëm. Kjo nuk është reklamë e Trahanasë, sepse me klientelën e gjerë brenda e jashtë vendit, ajo ska nevojë për reklamë.

“Trahana Lunxhëria” sot shquhet në tregun shqiptar dhe jo vetëm në të, si një produkt artizanal, një ushqim tradicional, shumë i shijshëm, i lehtë, i shpejtë në përgatitje, një ushqim që konsumohet në çdo vakt të ditës, e sidomos në mëngjes. Produkt shumë i kërkuar dhe i shijshëm.



Trahana Lunxheria: Një pjatë trahana, me pak gjalpë ose vaj ulliri, pak djathë përsipër, pak trëndelinë, është gjithçka që duhet për ta nisur ditën i ngrënë në mënyrë cilësore dhe efikase.

Krahina e Lunxherisë: Prodhimet natyrore të Lunxhërisë janë me shije krejt tjetër, ashtu si dhe gatimet me to, janë krejt të ndryshme nga të shumë vendeve të tjera e, madje edhe nga të krahinave të tjera rreth nesh.


RECETA TE NDRYSHME

Trahanaja

Receta e për në mëngjes: “Trahana” Ky është një gatim që të gjithë e kemi provuar në fëmijëri, por trahanaja është një ushqim tradicional me shumë vlera prandaj mos ngurroni ta përgatisni. E pasur në minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve

Përbërësit: 50 gr trahana e ëmbël ½ gotë ujë ½ gotë qumësht 50 gr djathë i bardhë 1 lugë gjelle vaj ulliri 2 feta bukë e thekur

Përgatitja: Në një tenxhere të vogël zieni ujin. Shtoni trahananë dhe ulni nxehtësinë. Përziejeni vazhdimisht që të siguroheni që nuk po ngjit në fund të enës. Pas 5 minutash shtoni qumështin dhe vajin dhe vijoni ta përzieni deri sa të trashet. Nëse është e nevojshme shtoni pak ujë. Shërbejeni në një pjatë të thellë ose tas. Shtoni bukën e thekur të copëtuar dhe djathin e bardhë sipër.


“Presh me Beshamel të bërë me Miell Orizi” Ju duhen pak përbërës për të pasur një pjatë të tillë plot shije. Me beshamelin e bërë me miell orizi, është e përshtatshme dhe për ju që jeni të ndjeshëm ndaj glutenit. Përbërësit për 4 persona: 500 gr presh 2 lugë vaj ulliri 1 lugë me susam të zi ose të bardhë Disa degë trumze 1 lugë me Parmigiano të grirë


Beshamelin me Miell Orizi: 100 gr. gjalp 100 gr. miell orizi 600 ml. qumësht Pakëz arrë myshku 1 lugë të vogël kripë Pak piper të zi

Përgatitja: Pastroni preshin mirë duke hequr pak pjesën e gjetheve dhe pritini në copa të mëdha gati në 3-she. Vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini me kujdes që mos i prishni formën dhe renditini në një tavë të lyer me vaj ulliri poshtë. Shtoni gjethe trumze, pak piper të zi dhe kripë. Ndërkohë përgatisni beshamelin duke shkrirë gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni, por mos e lini të marrë shumë ngjyrë. Më pas jashtë zjarrit shtoni qumështin, përzieni vazhdimisht që mos ju bëhet me kokrriza dhe vendoseni përsëri në zjarr që të trashet. Shtoni kripën, piperin dhe arrën e myshkut dhe lëreni mbi zjarr duke e përzierë pa ndalë derisa të trashet. Shtoni salcën sipër preshve duke i mbuluar plotësisht ato. Spërkateni sipërfaqen me djathë të grirë, susam dhe pak vaj ulliri sipër. Piqeni në furrë të nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të jetë e thekur mirë. Shërbejeni të ngrohtë.


Receta e Javës Lunxheria: “Ushqimi i parë për bebe, Supa me Miell Orizi “

Përbërësit: 150 ml supë perimesh Rreth 3 lugë miell orizi 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle Pak djath parmiggiano

Përgatitja: Nxeheni supën, pastaj shtoni miell orizi dhe përziejeni mirë me një pirun për të hequr topthat. Shtoni vaj, djathë dhe përzieje në mënyrë të vazhdueshme, dhe ja ku u bë!


“Pite me Miell Orizi pa Gluten” Koha e Përgatitjes: 7 Minuta Përbërësit për 10-12 Petulla, 3-4 Persona 1 filxhan miell orizi 2 lugë sheqer 2 lugë çaji pluhur për pjekje 1/2 lugë çaji kripë 1 vezë e rrahur lehtë 1 filxhan qumësht orizi ose 1 filxhan qumësht soje 2 lugë çaji vaj

Përzieni miell orizi, sheqer, pluhur pjekje dhe kripë në një tas. Rrihini me qumësht derisa përzierja të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezën e rrahur dhe vajin dhe trazojeni mirë. Shtoni pak vaj në tigan dhe gatuajini me nxehtësi të mesme. Kujdes, kthejeni vetëm një herë!


Maskë Kozmetike

Mielli i Orizit jep një kontribut fantastik edhe në kozmetikë. Ja një recetë e thjeshtë për maskë fytyre: Përbërësit:

1-2 Lugë gjelle me Miell Orizi 1-2 Lugë gjelle me caj 1 Lugë caji me Mjalt

Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit për të krijuar një krem të njëtjrajtshëm. Vendoseni kremin e përgatitur në fytyrë dhe mbajeni për 20-30 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën e ujë për të pasur një fytyrë të shndritshme!


Krepa me miell orizi Lunxheria: Te shoqeruara me mjalte bio Lunxherie dhe arra te vendit. Sa te shijojne sidomos per mengjes.

Bakllavaja tradicionale shqiptare:

Shtro pete e hidh arra dhe piko me gjalp!

Gjalpi i mbledhur dhe i tretur vete me pak trendeline nga Lunxheria, arrat bio dhe petet te holla, doemos qe do te bejne nje bakllava te shijshme.


Petullat e Dërrases:

Erdhen petullat e derrases nga fshati Kellez, te bera me dashuri dhe perkujdesje (me kerkesen time nga malli per to) nga Rozana Dudi Kaftani (vajza e shokut tim te femijerise),e cila vazhdon traditen e Lunxherise. Falenderim nga zemra per Rozanen. Ishin fantastike pasi i perveluam. Urdheroni nese ju ka shkuar mendja.


Na gjeni në rrjetet e s-m: SPAR(TR, DR, ELB, GJR),  BIG(TR, ELB, DR), XHANGOLLI, HIPPO(TR, VL), UNI COOP, ALDI, ALB, GREEN, JOENA, si dhe në çdo S-M & Bulmet.

Për Porosi osë për më Shumë Info, na kontaktoni!

Tel: +355693590672 / +3554364422

Email: trahanalunxheria@gmail.com

TRAHANA LUNXHERIA • ROSNICA LUNXHERIA • KICO NOTI

Abonimi për këtë Biznes ka Përfunduar!

Nëse jeni vizitor i webit që kërkoni një shërbim nga ky biznes, na vjen keq por shërbimi nuk mund t'ju ofrohet pasi biznesi nuk e ka paguar për shërbimin e reklamimit.
Ju lutem kërkoni në SEARCH or in the relevant categories for the service you want.
Kërko

Nëse jeni pronari i këtij biznesi dhe dëshironi të abonoheni sërish, Na Kontaktoni.

Pragraph 1 Pragraph 1.

Pragraph 2 Pragraph 2.

Pragraph 3 Pragraph 3.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera të tjera

sqAL