Mosha më e vështirë e komunikimit mes prindërve dhe fëmijëve është ajo e adoleshencës. Rritja e menjëhershme e fëmijëve krijon tension në komunikimin dhe panik tek prindërit. Por gjithnjë ka rrugë për ta bërë më të lehtë këtë bashkëjetesë.
Ja disa këshilla për prindërit:
Nxite adoleshentin të tregojë hapur mënyrën sesi ai i sheh gjërat
Prindi: Pse qenka kaq e vështirë për ty të vish më herët në shtëpi?
Adoleshenti: Vetëm unë duhet të vij në shtëpi në orën dhjetë. Mua më duhet të largohem gjithnjë në kohën kur të gjithë kënaqen.
Tregoji mënyrën sesi i sheh ti gjërat.
Prindi: Sa herë që vonohesh, unë bëhem merak për ty. Ku nuk më shkon mëndja.
Ftoje adoleshentin të gjejë ide së bashku me ty.
Prindi: Le ta gjejmë ndonjë mënyrë të dy së bashku që edhe ti të kalosh pak më tepër kohë me shokët e tu, por nga ana tjetër edhe unë të ndjehem i qetë.
Shkruaji në një letër të gjitha idetë: Shiheni edhe njëherë nga fillimi listën dhe vendosni përfundimisht se cilat prej atyre që keni shënuar do të lini në fuqi.