Gjetja e një personi special nuk është kurrë diçka e lehtë! Në ditët që po jetojmë është më stresuese për të dashuruarit, pasi për post problemeve të vjetra, ato përballen edhe me një seri sfidash të reja zhgënjyese. Të jetosh në epokën e internetit dhe rrjeteve sociale nuk është aq e thjeshtë. Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni katër çështje për të cilat luftojnë çiftet sot:
1. Kalojnë shumë kohë së bashku: Nuk do të thotë se keni një marrëdhënie ideale thjesht dhe vetëm, sepse kaloni shumë kohë me partnerin. Ju duhet t’i lini hapësira njëri-tjetrit, për të realizuar punët, hobit, pra për të shijuar edhe kohën larg njëri-tjetrit.
2. Ankthi për humbjen e partnerit të duhur: Shumica prej jush me siguri ndjejnë frikë se mos humbasin personin që kanë në krah. Madje ata vuajnë edhe nga ankthi, thjesht duke e menduar këtë gjë. Në ditët që po jetojmë, është bërë aq i lehtë zëvendësimi dhe për rrjedhojë, ankthi dhe frika janë të pranishme në marrëdhëniet moderne.
3. Frika nga marrja e vendimeve: Gjithmonë ekziston tundimi për t’u larguar nga një bisedë e vështirë. Në vend që të gjeni zgjidhjen për problemin, preferoni ta mbyllni bisedën. Mirëpo, kjo gjë do t’ju çojë në probleme serioze. Duhet të merren vendime kur është thelbësore për marrëdhëniet.
4. Ndërhyrja e të afërmve: Nëse keni probleme me vendimmarrjen në çift, shpesh drejtoheni tek të afërmit tuaj për një këshillë. Mirëpo, kjo metodë nuk është shumë e mirë, sepse ata fitojnë autoritet në lidhjen tuaj. Është e rëndësishme që të mbani mend se prindërit dhe miqtë nuk e njohin partnerin tuaj më mirë se ju. Prandaj, kurseni këshillat e tyre.