Kuptimi i ëndrrës kur shihni ujë në ëndërr

Në qoftë se shikoni sikur jeni lagur me ujë, do të sëmureni. Në qoftë se është ujë deti ose I ëmbël, do të shëroheni nga sëmundja që keni. Në qoftë se shikoni ujë të pastër duke rrjedhur nga çezma, do të keni pasuri shumë të madhe dhe lumturi. Në qoftë se jeni grua, do të keni një dashuri të lumtur. Në qoftë se jeni vajzë, do të keni dashuri me fat dhe një martesë shumë të mirë. Në qoftë se shikoni se uji është I pistë dhe I turbullt, do të pësoni të kundërtat e të mësipërmes, ndoshta mund të sëmureni. Në qoftë se ju japin ujë të pastër në gotë, do t’u ndihmojë një person tek I cili nuk kishit besim dhe që nuk do ta prisnit kurrë. Në qoftë se shikoni sikur merrni ujë çezme, do të keni guxim për deklarimin e dashurisë tuaj. Në qoftë se mbush ujë në një enë të thyer dhe shikon sikur po derdhet, do të keni hidhërime familjare. Dhe në qoftë se jeni të dashuruar, keni shpresa të kota. Në qoftë se shikoni sikur po derdhni ujë në tokë, humbisni kohën me gjëra pa vlerë. Në qoftë se shikoni sikur ujin që hidhni në tokë e thith toka, do të humbisni të gjithë pasurinë. Në qoftë se vadisni me ujë lulet ose bimët, do të keni suksese në çështjet tuaja dhe do të keni dhe sukses shumë të madh në dashuri. Në qoftë se shikoni sikur po I hidhni ujë të vakët duarve, do të zbuloni zhgënjimin e shokëve tuaj ose të dashurit ose të dashurës tuaj.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera