Auto Masha ofron Shërbim Transporti Ndërkombëtar Makinash. Transporti shtrihet në të gjithë Europën dhe jemi të gatshëm t’ju sjellim makinën tuaj aty ku ju ndodheni. Ofrojmë shërbim korrekt dhe kujdes të veçantë gjatë shërbimit duke treguar profesionalizëm dhe korrektësi.
Transporti ofrohet në grupazh ose i plotë. Në çdo kohë, kamionët tonë dhe mallrat tuaja janë në gjurmim falë teknologjisë GPS që ne kemi në çdo kamion. Ju mund të kontrolloni “statusin” e dërgesës suaj.
Ne sigurohemi që gjithmonë t’i mirëmbajmë automjetet, dhe të kemi fleksibilitetin më të mirë dhe më të përditësuar të makinave në shërbim të klientit, për të siguruar vlerë të lartë dhe efikasitet në transport. Me eksperiencë shumëvjeçare në shërbim, ne jemi partnerë të besueshëm për klientët, bëjmë më të mirën e mundshme për përmbushjen e nevojave të tyre.
Stafi jonë ju mundëson një nivel të lartë të mirëkuptimit të ndërsjelltë dhe aftësinë për të zgjidhur çështjet shpejt gjatë punës. Ne e marrim çështjen me seriozitet dhe secila punë nënkuptohet si sfidë e re. Ne i kryejmë porositë e klientit në kohë të shpejtë, me dedikim dhe pasion të madh.
Shërbimi i transportit, së bashku me shërbime të tjera ndihmëse, na ndihmon të ofrojmë zgjidhje logjistike të përshtatura për klientët tanë. Ekipet tona logjistike përbëhen nga punonjës të përkushtuar, të cilët duke filluar nga ngarkimi i ngarkesave deri në post-dorëzimin, kujdesen për proçesin e transportit logjistik, magazinimin, shpërndarjen dhe ruajtjen e produktit ne kushte optimale. Ne jemi të autorizuar, të siguruar dhe të liçencuar nga institucionet shtetrore, dhe kemi fituar një reputacion të besueshëm në treg.
Auto Masha, në bashkëpunim me Dedja Shipping, ofron transport automjetesh nga Amerika në Europë & Shqipëri.
Transporti mundësohet nga Baltimore dhe Halifax, me një kohë pritje rreth 20 ditësh.
Siguria dhe profesionalizmi jonë si dhe shërbimet e logjistikës për lehtësimin e proçedurave doganore, ju ofrohen gjithmonë, për çdo transport që ju dëshironi.
Adresa: Autostrada Tr-Dr, Km.13, Maminas, Durrës.
Për më shumë informacion, na kontaktoni!
Ne e kuptojmë se çdo biznes është unik. Kjo është arsyeja pse ne krijojmë zgjidhje të personalizuara të përshtatura për identitetin, audiencën dhe objektivat e markës suaj. Modelet dhe strategjitë tona janë krijuar për të synuar dhe për të arritur rezultate të kënaqshme.