Kamomili është një barishte që përdoret qysh nga periudha romake. Sa i përket çajit, kamomili është vlerësuar për shkak se është e pasur me flavanoide, të cilat janë antioksidantë me përfitime të shumta shëndetësore.
Ngërçet e stomakut: Çaji i kamomilit ka efekt anti-inflamator dhe antispazmodik, që ndikon në lehtësimin e dhembjeve në barkun tuaj. E pini në mëngjes si dhe në mbrëmje për rezultatet më të mira.
Rrudhat: Radikalët e lirë mund të bëjnë që lëkura juaj të duket më e vjetëruar. Pirja e çajit të kamomilit mund të largojë këto toksine, duke ju bërë që të riktheni shkëlqimin rinor.
Diabeti: Edhe pse nuk mund të trajtojë diabetin, ky çaj mund të kontrollojë simptomat si dhe të parandalojë shfaqjen e sëmundjes. Këtë e arrin përmes rregullimit të nivelit të glukozës në trup.
Imuniteti: Çaji i kamomilit përbën një ambient armiqësor për bakteret, andaj është një mënyrë e mirë për largimin e baktereve nga organizmi. Kjo ndihmon në forcimin e sistemit imunitar, sidomos kur jeni të ftohur apo keni ethe.