Horoskopi javor 30 korrik - 5 gusht 2023

Dashi

Mendoni me kujdes këtë javë dhe mos i bëni gjërat pa menduar. Kreativiteti do t'ju ndihmojë të arrini më lart. Ju të dashuruarit do jeni të stresuar shumicën e kohës dhe shumë gjëra mund të shkojnë keq. Do i bërtisni në shumë momente atij që keni në krah dhe nuk do mbani përgjegjësi për asnjë zgjedhje të gabuar që do të bëni. Ju beqarët do jeni të palogjikshëm dhe do i merrni gjërat ashtu siç vijnë. Sektori financiar do ketë ndryshime pozitive falë mbështetjes së pakushtëzuar të familjarëve. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla ditët e para, por pas të martës situata do të jetë shumë më e stabilizuar. Në punë do i kapërceni një nga një të gjitha vështirësitë dhe do jeni më të motivuar për të ecur përpara.

Demi

Përpiquni të përfitoni më të mirën nga vetja gjatë kësaj jave sepse keni vërtet vlera të çmuara. Për ju të dashuruarit, klima yjore do të jetë e zymtë, por stimuluese. Mund të ketë ditë me debate të vogla, por ato do të kalojnë me optimizëm dhe vullnet të mirë. Ju beqarët do keni sukses të padiskutueshëm dhe e gjithë bota do ju ndryshojë brenda pak orësh. Zemra juaj do ndihet më mirë se kurrë më parë.Gjërat do ecin mirë me financat nëse tregoheni të logjikshëm dhe menaxhoni siç duhet paratë që keni në duar. Shëndeti juaj nuk do jetë i mirë, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës ose stomaku do të largohen shpejt. Në punë duhet të jeni shumë të kujdesshëm sepse do provokoheni gjatë gjithë kohës nga disa kolegë.

Binjakët

Këtë javë do i shihni gjërat deri në fund dhe nuk do ndikoheni nga askush. Ju të dashuruarit do kaloni më mirë me partnerin. Do të jeni më të ëmbël dhe më shprehës, ndaj gjithçka do jetë më e bukur se më parë. Ju beqarët do ndiheni aq mirë ashtu siç jeni sa do keni frikë të hidhni hapa nga frika se mos humbisni lirinë dhe pavarësinë. Sektori financiar do jetë i qëndrueshëm dhe aspak problematik. Përfitoni nga situata për të shlyer disa borxhe të parakohshme. Shëndeti në disa momente do lërë për të dëshiruar. Mund të keni edhe shqetësime nga zemra, të cilat nuk duhen lënë pas dore për asnjë arsye. Në punë do përballeni me vështirësi, por Jupiteri do ju ndihmojë të kaloni gjithçka me lehtësi.

Gaforrja

Shumicën e kohës do jeni nervoz dhe nuk do dëshironi që t’ju ​​cenohet liria. Nga ana tjetër, jo gjithmonë do të jeni në gjendje të shprehni emocionet tuaja. Ju të dashuruarit do keni debate të ashpra me partnerin dhe jeta në çift nuk do jetë më aq e mirë sa e kishit imagjinuar. Mirë që flisni hapur për çdo gjë dhe nuk mbani peng brenda. Ju beqarët do jeni gati për të nisur një lidhje me personin e parë që do jetë romantik. Sektori i financave do jete mjaft delikat. Mundohuni të mos ndërmerrni hapa të nxituar dhe të grumbulloni para. Shëndeti do jetë i kënaqshëm në ditët e para, por në fundjavë mund të keni një aksident të vogël. Në punë do nisni disa projekte gjigante që do ndryshojnë rrjedhën e gjithçkaje.

Luani

Bëni gjithçka që mundeni për të mbajtur rutinën në gji këtë javë. Nëse jeni në një lidhje dhe keni kritika, bëjeni drejtpërdrejt partnerit tuaj dhe mos e mbani atë në ankth. Çdo gjë mund të zgjidhet nëse ka vullnet të mirë dhe nëse të gjithë i pranojnë gabimet e tyre. Nëse jeni beqarë do jeni të paqëndrueshëm në mendime dhe rrezikon të hidhni hapa të gabuar vetëm për të mos qenë vetëm. Financat do jenë vazhdimisht lart e poshtë. Nëse bëni gabime, do të keni probleme serioze edhe më vonë. Shëndeti nuk do ketë probleme të mëdha, përveç shenjave të lodhjes që do ndihen në ditë të caktuara. Në punë do ju bëhen propozime që nuk duhet t’i humbisni për asnjë arsye. Prej tyre jeta juaj do të ndryshojë një herë e përgjithmonë

Virgjëresha

Në përgjithësi, kjo do të jetë një javë e begatë, por para se të veproni, mendoni mirë. Ju që jeni në një lidhje do kaloni një javë harmonike dhe pa probleme. Si ju ashtu edhe partneri juaj do jeni gati të bëni pak çmenduri vetëm për të përjetuar sa më shumë kënaqësi. Ju beqarët do keni një periudhë të paqëndrueshme. Ndonjëherë do të duket se do të afroheni më shumë me personin që pëlqeni dhe ndonjëherë do të humbni plotësisht shpresën. Financat do jene te mbrojtura gjatë gjithë kohës dhe do ja vlejnë te bëni investime te guximshme. Vështirësi mund të kalojë edhe gjendja shëndetësore. Mbani kafshët shtëpiake larg dhe kini kujdes nga ndryshimet klimatike. Në punë ka rrezik që në disa momente situata të ndërlikohet shumë dhe të keni nevojë për mbështetje.

Peshorja

Ka rrezik që edhe gjatë kësaj jave të marrë përsipër rutina. Do të ndiheni të bllokuar dhe do të jeni shumë të zemëruar për këtë. Ju të dashuruarit do të mërziteni shumicën e kohës. Në disa momente do keni konflikte me partnerin dhe nuk do ndiheni të qetë. Ju beqarët do keni ditë të komplikuara dhe të ngarkuara, ndaj nuk pritet asgjë e jashtëzakonshme. Në planin financiar problemet duhet të jenë të vazhdueshme që të mos merrni masa dhe të mos kërkoni ndihmën e specialistëve. Shëndeti në tërësi do jetë i kënaqshëm dhe nuk priten probleme me stomakun apo shpinën. Në punë fati do jetë me ju dhe do ju hapen horizonte të reja. Një javë shumë pozitive pritet të vijë.

Akrepi

Këtë javë do dëshironi t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë as kreativiteti dhe as këmbëngulja. Ju të dashuruarit, edhe pse mund të keni angazhime pafund, do të gjeni hapësira të lira për të kaluar kohë me partnerin. Bashkëpunimi do forcohet dhe ndjenjat do shprehen më shumë se më parë. Ju beqarët nuk duhet të prisni që dashuria të bjerë nga qielli, por duhet të shfrytëzoni çdo mundësi që do t'ju jepet për njohje të reja. Në planin financiar rrezikohen vështirësi dhe probleme të njëpasnjëshme. As shpenzimet e planifikuara nuk do arrini t’i kryeni. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mirë këtë javë dhe shpesh do të ndiheni të pafuqishëm dhe do të keni dhimbje trupi. Në punë do i kaloni një nga një të gjitha vështirësitë dhe deri të premten do arrini aty ku keni dashur.

Shigjetari

Yjet do jenë në anën tuaj këtë javë, por ju do të jeni të pabindur dhe do të bëni gabime. Në jetën tuaj në çift tensionet dhe problemet do mbizotërojnë gjatë gjithë kohës. Nuk do jeni aspak të qetë dhe ndonjëherë do e ngrini zërin më shumë se ç’duhet. Ju beqarët do çmendeni gjatë gjithë javës vetëm për t'iu afruar dikujt interesant. Sektori financiar do jetë shumë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do të bëni në mënyrë që të mos ndiheni keq më vonë. Shëndeti do ketë shumë probleme, sidomos ato që lidhen me sistemin tretës. Kini kujdes me ushqimin që hani dhe pini sa më shumë lëngje. Në punë do jeni autoritar dhe do arrini çdo objektiv që i vendosni vetes.

Bricjapi

Gjatë kësaj jave do të preferoni të mendoni dhe reflektoni gjatë përpara se të hidhni çdo lloj hapi. Ju të dashuruarit edhe pse nuk do keni shumë kohë për të qëndruar me partnerin, do gjeni kohë dhe do sqaroni dyshimet që kishit. Harmonia dhe buzëqeshja do t'ju kthehen si më parë. Ju beqarët nuk duhet të jeni të nxituar sepse personat me të cilët mund të afroheni mund t'ju krijojnë momente më të hidhura se sa të lumtura. Do jeni impulsivë me shpenzimet dhe kjo do ju sjellë probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot të paguani as shpenzimet më të nevojshme. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer. Mund të keni probleme me mëlçinë ose stomakun të cilat nuk duhen neglizhuar. Në punë vështirësitë do jenë të mëdha dhe vetëm me këmbëngulje dhe vendosmëri do t’ia dilni mbanë.

Ujori

Kjo javë do jetë shumë e paqëndrueshme. Për ju të dashuruarit herë do mbizotërojë harmonia e herë tensioni, ndaj nuk do jeni plotësisht të qetë. nëse jeni beqarë nuk duhet të hidhni hapa të pamenduar sepse situata mund t'ju dalë krejtësisht jashtë kontrollit dhe do të lëndoheni më shumë nga sa mund ta kishit imagjinuar. Me financat bëni mirë llogaritë dhe mos nxitoni të shpenzoni. Mos merrni kredi për asnjë arsye sepse mund të hapin probleme të tjera. Gjendja shëndetësore nuk do jetë perfekte ndaj merrni disa kura me vitamina për të rifituar energjinë. Në punë do e gjeni shpesh veten në vështirësi dhe në një klimë të trazuar.

Peshqit

Gjatë kësaj jave do të keni edhe ditë të trishtuara. Nëse keni një partner në lidhje, në një pjesë të mirë të kohës, ai do të jetë i zënë me angazhime dhe nuk do të ketë kohën e dëshiruar për të kaluar me ju. Ju shpesh do të mbeteni vetëm dhe do ta vuani këtë. Ju beqarët do takoni persona që dikur kanë pasur një partner dhe kjo gjë do i lëndojë dhe do u heqë dëshirën për të kërkuar njerëz të rinj. Në planin financiar gjithçka do ju ecë mirë nëse tregoheni vigjilentë dhe të kujdesshëm. Përndryshe ju duhet të përgatiteni për problemet. Shëndeti nuk mendohet të jetë shumë i mirë, sidomos pas të mërkurës. Në punë mos u tregoni gjaknxehtë sepse do e humbisni tërësisht fillin dhe do gaboni.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera