QEHAJA INTERIOR

QEHAJA INTERIOR

Mobileri Qehaja operon në treg që prej vitit 1993, duke ofruar dhe prodhuar mobilje të cilësisë premium. Aftesia jonë për të kuptuar dhe plotësuar nevojat e klientëve tanë na bën sot lider në treg për prodhimin e mobiljeve më cilësore dhe që I përshtaten nevojave dhe dëshirave tuaja. Të gjitha mobiljet tona prodhohen me shumë aftësi dhe mjeshtëri nga artizanët tanë.

Puna jonë ndërlidh mendjen dhe duart së bashku, në një kërkim artizanal shumë delikat, intim dhe të përjetshëm . Ne garantojmë cilësinë maksimale, transformimin e funksionalitetit në bukuri dhe personalizimin e mobiljeve tuaja sipas kërkeses suaj. Mobileri Qehaja e vendosur në Tiranë, ka krijuar një reputacion mbi kualitetin e përpunimit të drurit dhe zejtarin e pastër.

Kompleksi Qehaja, e vendosur në Tiranë, është një linjë mobilerie e krijuar nga zgjedhja e saktë e prodhimit dhe dizajnit te cilat i përkasin cilësisë më të lartë si dhe nga nje balancim ne mënyrë të përkryer i stilit klasik, neoklasik, modern dhe bashkëkohor.

Punimi dhe shumëllojshmëria si dhe kujdesi i veçantë në detaje dhe në zgjedhjen e ngjyrave duke i dhënë rëndësi motiveve dekorative që janë gdhendur me kujdes në bordurë, kapakë, këmbë, etj...

Qehaja bën të mundur transformimin e punës me dorë në një lluks të jetës. Të gjitha teknikat si gdhendja, lustrimi, llakimi, prarimi kryhen me dorë dhe janë ndërthurje e përsosur mes respektit për artin e bërjes së një mobiljeje dhe risive më të avancuara teknologjike në kuadër të sektorit dhe stilit mobilues.

Gama e gjërë e produkteve dhe krijimi i moduleve të pafundme i mundëson klientët të përmbushin çdo nevojë dhe nga ana tjetër bën të mundur personalizimin sipas shijeve të tyre me qëllim të krijimit të mobiljeve me porosi.

Një traditë e gjatë në dizajn së bashku me teknologjinë e lartë të punimit dhe montimit lejon produktet tona të dallohen për kualitetin e tyre më të lartë.

Shërbimet e ofruara:

– Përpunim Druri

     • Gdhendje

     • Lustrim

     • Lakim

     • Punime me dorë

     • Punime me teknologjinë e fundit

– Dhoma Dite

– Shkallë të brendshme

– Dhoma Gjumi

– Dyer Druri

– Guzhina

– Etj..!

Adresa: Rruga Ali Beshiri, Tiranë.

Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!

↧ BIZNESE TË TJERA ↧
Scan the code