Martesa nuk është e lehtë dhe të gjithë ndonjëherë gabojmë. Mirëpo, ndër ato gabime ekzistojnë edhe ato të cilat nuk mund të falen, apo të cilat patjetër çojnë në divorc. Me gjithë dëshirat që të besojmë në dashuri të pakusht dhe në durim, shpëtimi i martesës nuk është edhe aq i thjeshtë.
Disa nga shkaktarët e zakonshëm të divorcit janë:
1. Përsëritja e përhershme e së njëjtës grindje rreth të njëjtave gjëra.
2. Marrëdhëniet në martesë nuk çojnë askund.
3. Shuarja e dashurisë dhe ndërprerja e lidhjes emocionale.
4. Divorci si shpëtim i vetëm.
5. Mospajtimet e partnerëve (njëri partner e nënçmon tjetrin).
6. Trajtimi jo i barabartë i njëri-tjetrit.