KOPSHTI TINKERBELL – TIRANE

KOPSHT NE TIRANE – KOPSHTI TINKERBELL Adresa: Rruga Hamdi Sina, Fz construction, liqeni i thatë – Tiranë

Mirë se vini në kopshtin tonë!

Kopshti TinkerBell është themeluar në Qershor të vitit 2018 me qëllimin për të ofruar shërbime edukuese kualitative dhe të kujdesit ditor për fëmijët nga mosha 9 muaj deri në 6 vjeç të cilët kanë nevojë për një standard të lartë të edukimit. Përmes lokacionit shumë të përshtatshëm, hapësirave të saj gjelbëruese dhe objektit të modeluar posaçërisht për botën e këndshme të fëmijëve, ne krijojmë avantazh në realizimin e planprogramit përmes aktiviteteve të cilat kërkojnë hapësirë adekuate.

Filozofia e punës në kopshtin TinkerBell:

Besimi ynë ështe se çdo fëmijë është një dhuratë nga Zoti dhe është privilegji ynë dhe detyrë për të përmbushur të gjitha nevojat e veçanta të tyre. Dëshira jonë është që të edukojmë fëmijët tuaj duke u dhënë shumë dashuri, përqafime dhe kujdes të shtuar. Gjithashtu është kënaqësi e jona që të udhëheqim dhe të ndihmojmë fëmijët tuaj që të zhvillohen dhe të rriten në një ambjent unik të veçantë që secili prind e ka ëndërr për fëmijët e vet. Me ndihmën e edukatoreve të kualifikuara, me program të cilësisë së lartë dhe me një kurrikulë sfiduese, ne shpresojmë që tek fëmijët tuaj të mbjellim tek ata sa më shumë dëshirën e të mësuarit.

Infrastruktura e kopshtit.

Kopshti TinkerBell ka një infrastrukturë shumë cilësore dhe të përshtatshme për punë të suksesshme dhe rritje e edukim cilësor të fëmijëve tuaj. Përbëhet nga: dhomat e fëmijëve për pushim (fjetje) ditor, dhoma për mësim dhe aktivitete, kuzhinë moderne, mjedise të posaçme të mbajtjes së ushqimit, tualete të veçanta për fëmijët dhe ato për personelin edukativ. Dhomat janë të ndara sipas grupmoshës së fëmijëve. Ndarja e fëmijëve sipas grupmoshës është bërë me qëllim që të avancojmë zhvillimin e tyre sipas moshës që kanë dhe qëndrimin e edukatoreve më afër fëmijëve në bazë të nevojave specifike zhvillimore. Jemi kujdesur edhe për qëndrim të fëmijëve në grupe mikse që mundëson modelimin e sjelljeve midis moshatarëve dhe nxënien e aftësive të reja, nëpërmjet imitimit të më të rriturve. Ambientet në kopshtin TinkerBell janë të pajisura edhe me sirtarë të veçantë për secilin fëmijë, lehtësisht të arritshme për gjatësinë e fëmijës, lodra të përshtatshme dhe kënde lodrash dhe sistem ngrohjeje qendrore në tërë ambientin e kopshtit. Ambientet e kopshtit TinkerBell janë të pajisura me elementët e nevojshëm për siguri maksimale të mirërritjes së fëmijëve dhe jemi kujdesur që pastërtia dhe higjiena e fëmijëve, ngrohja optimale, tavolinat, karriget dhe krevatet personal të jenë të përshtatshëm për grupmoshën e tyre. Kopshti TinkerBell është i pajisur me mjetet e nevojshme për organizimin e lojërave dhe aktiviteteve ditore, duke ua bërë fëmijëve tuaj qëndrimin në te shumë të ngrohtë dhe miqësor. Muret e ambientit të brendshëm dhe të jashtëm të kopshtit janë të dekoruara dhe ilustruara për një ndjenjë shumë të këndshme për fëmijët. Jemi kujdesur posaçërisht që edhe siguria fizike të jetë një prej elementëve më të rëndësishëm. Prioritet i është dhënë disiplinës së personelit dhe vendosjes së rregullave përkatëse të mirë përcaktuara në raste emergjence.


Shërbimet

MËSIMI

Metodat e reja të bashkëkohore të edukimit, mundësojnë zhvillim më të shpejtë dhe të sigurtë të intelegjencës së fëmijëve në marrjen e informacioneve.

LOJA

Nëpërmjet lojës fëmija rritet, zhvillohet dhe mëson shprehi të reja. Por jo vetëm kaq! Ajo ka një rol të rëndësishëm edhe në proçesin e të nxënit të shumë koncepteve bazë. Të nxënit përmes lojës përfshin njohjen e rolit të imagjinatës dhe emocioneve.

USHQIMI

Ushqimi i përgatitur mirë me dashuri dhe shije, bën që fëmijët të jenë të shëndetshëm në cdo kohë.

Kontakt: +355694410093+35544520959

KOPSHTI TINKERBELL – TIRANE

Abonimi për këtë Biznes ka Përfunduar!

Nëse jeni vizitor i webit që kërkoni një shërbim nga ky biznes, na vjen keq por shërbimi nuk mund t'ju ofrohet pasi biznesi nuk e ka paguar për shërbimin e reklamimit.
Ju lutem kërkoni në SEARCH or in the relevant categories for the service you want.
Kërko

Nëse jeni pronari i këtij biznesi dhe dëshironi të abonoheni, Na Kontaktoni.

Pragraph 1 Pragraph 1.

Pragraph 2 Pragraph 2.

Pragraph 3 Pragraph 3.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera

sqAL