Në vijën e parë me detin, Hotel VIVAS ndodhet 5 minuta larg Portit te Durresit, 30 minuta nga Aeroporti “Nene Tereza” dhe 40 minuta nga kryeqyteti, Tirana. Zona në të cilën ndodhet hoteli ynë ka klimën perfekte për të kaluar pushimet verore buzë detit. Temperaturat mesatare në qershor-gusht janë rreth 30˚C gjatë ditës dhe jo më të ulëta se 20˚C gjatë natës. Kjo zonë është e njohur për klimën e saj mesdhetare e karakterizuar nga vera e nxehtë dhe dimri i butë. Hotel VIVAS është një godinë pesëkatëshe, me 78 dhoma, pishinë, palestër, plazh privat, sallë konferencash, parkim brenda, internet falas WI-FI, bar plazhi, restorant, kënd lojërash për fëmijë etj, i pajisur me sistem mbikëqyrjeje.
Për t'i dhënë një shije të veçantë ditës suaj ju ftojmë të shijoni specialitetet e kuzhinës sonë. Në restorantin tonë mund të gjeni gjithçka duke filluar nga kuzhina kombëtare deri tek ajo ndërkombëtare. Zgjedhja do të jetë e vështirë midis peshkut të freskët, mishit dhe produkteve të bëra në shtëpi.
Për një eksperiencë të re në qytetin e Durrësit ju ftojmë të zgjidhni Hotel VIVAS!
Adresa: Rruga Pavaresia, Lagja 13, Apollonia – Plazh, Durres
Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!
Ne e kuptojmë se çdo biznes është unik. Kjo është arsyeja pse ne krijojmë zgjidhje të personalizuara të përshtatura për identitetin, audiencën dhe objektivat e markës suaj. Modelet dhe strategjitë tona janë krijuar për të synuar dhe për të arritur rezultate të kënaqshme.