Foods you should eat in the morning!

Mirëqenia e organizmit gjatë ditës lidhet me mënyrën e të ushqyerit në mëngjes. Jo më kot, ekspertët nuk reshtin së vlerësuari mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm të ditës. Në mëngjes, trupi merr të gjithë ushqyesit e nevojshëm falë të cilëve mund të përballojë sfidat e ditës. Megjithatë, në mëngjes njeriu duhet të tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e ushqyesve të duhur. Më poshtë do të mësoni për ushqimet që duhen dhe nuk duhen ngrënë në mëngjes.

Vezët: Vezet janë një zgjedhje e shkëlqyer për mëngjes. Vezët përmbajnë shumë proteina dhe ushqyes që forcojnë metabolizmin dhe përcjellin energji.

Shalqini: Shalqini është një zgjedhje e shkëlqyer. Ato përmbajnë ujë dhe likopen që i jep mbështetje zemrës dhe syve.

Tërshëra: Tërshëra është një zgjedhje fantastike. Sipas të dhënave të AgroWeb.org tërshëra parandalon dëmtimin e stomakut dhe është shumë e pasur me fibër. Kjo e fundit, ul nivelin e kolesterolit dhe forcon metabolizmin.

Boronicat: Boronicat janë të pasura me ushqyes dhe rregullojnë tensionin e gjakut. Ato stimulojnë metabolizmin, përmirësojnë kujtesën, përqendrimin dhe vëmendjen.

Qull Me Miell Misri: Bëhet fjalë për një tjetër zgjedhje ideale për t’ia nisur ditën. Në këtë mënyrë do të pastroni organizmin, largoni metalet e rënda dhe toksinat dhe përmirësoni florën bakteriale.

Mjalti: Nëse e nisni ditën duke ngrënë mjaltë, do të keni më shumë energji dhe humor. Nga të dhënat e AgroWeb.org rezulton se mjalti përmirëson prodhimin e serotoninës dhe ju bën më produktivë gjatë ditës.

Hikrra: Hikrra përmban shumë minerale dhe vitamina që stimulojnë organizmin. Hikrra është gjithashtu e pasur me proteina.

Arrorët: Ngrënia e arrorëve në mëngjes, rregullon nivelin e pehashit në stomak dhe përmirëson tretjen. Produktet dhe ushqimet që nuk duhet konsumuar me stomak bosh.

Agrumet: Limoni, portokalli apo qitro përmbajnë shumë vitaminë C. Megjithatë, nga të dhënat rezulton se agrumet nuk janë një zgjedhje ideale për mëngjes sepse aciditeti i lartë shkakton urth dhe rrit gjasat e shfaqjes së ulçerës.

Ushqimet pikante: Në përgjithësi ushqimet pikante janë të mira për shëndetin, por ato nuk duhen ngrënë në mëngjes. Në këtë vakt ato irritojnë sistemin tretës dhe shkaktojnë urth.

Banania: Banania nuk duhet ngrënë me stomak bosh sepse rrit nivelet e magnezit në gjak dhe shkakton probleme me zemrën.

Pijet e Gazuara: Këto pije janë zgjedhja më e keqe që mund të bëni në mëngjes. Ato janë të pasura me sheqer dhe ngadalësojnë metabolizmin.

Perimet Jeshile: Perimet jeshile janë të pasura me amino acide që shkaktojnë fryrje dhe urth. Për më tepër, ato irritojnë stomakun dhe shkaktojnë dhimbje abdominal.

Domatet: Acidi tanik që irriton stomakun mund të shkaktojë ulçerë dhe urth. Rrjedhimisht, domatet duhen konsumuar në drekë.

Dardhat: Fibra e dardhave shkakton dhimbje në stomak dhe dëmton shtresat e brendshme të stomakut.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera