“Bashkë përgjithmonë” është premtimi që çdo çift i jep njëri-tjetrit kur janë në një lidhje dashurie. Por shpesh herë ndodh që marrëdhënie e tyre të mos zgjasë përgjithmonë. Ajo çfarë do ju mësojmë sot është se si të mbani një lidhje afatgjate e cila do të zgjasë përgjithmonë. Marrëdhëniet kanë angazhime, sakrifica, kompromise dhe dashuri. Por ndiqni këto këshilla dhe lidhja juaj do jetë edhe më e fortë me kalimin e viteve.
Shkoni në shtrat bashkë: Kjo nuk do të thotë të kryeni marrëdhënie seksuale çdo natë, por një përqafim para gjumit është një mënyrë e mirë për të forcuar lidhjen.
Gjeni pasionet e përbashkëta: Nëse ty të pëlqen piano, atëherë përpiqu të gjesh një partner që i pëlqen muzika, ose instrumente të tjerë muzikorë. Kjo sepse interesat e përbashkëta, forcojnë lidhjet.
Qëndroni dorë për dore: Mbajtja e duarve bashkë, do ju bëjë të ndiheni më të lumtur dhe më të dashur.
Gjithmonë besoni dhe falni njëri-tjetrin: Falja dhe besimi janë thelbësore në marrëdhënie të shëndetshme dhe afatgjata.
Përqendrohu në gjëra pozitive: Të gjithë bëjmë gabime, dhe asnjëherë nuk ka lidhje të përsosura. Mundohuni të fokusoheni në gjëra pozitive dhe mos e mbani mendjen te gabimet.
Përqafohuni më shpesh: Përqafojeni njëri-tjetrin shpesh, sepse është një mënyrë e të shprehurit atë që ndjeni. Mbani mend se ka disa gjëra që nuk mund t’i thoni dot me fjalë.
Mos harroni t’i thoni fjalë të bukura njëri-tjetrit: Duke thënë frazat “Të dua”, “Më ke munguar”, “Kalofsh bukur sot”, do ju ndihmojë të ndiheni më të lumtur dhe do e bëjë lidhjen tuaj më të fortë.
Gjithmonë thoni natën e mirë: Kurrë mos shkoni në gjumë, pa i thënë natën e mirë partnerit. Ky gjest tregon, se pavarësisht sa të mërzitur jeni me njëri-tjetrin, ju ende doni të mirën e marrëdhënies tuaj.
Qëndroni në kontakt gjatë gjithë ditës: Për të pasur një lidhje të fortë, është e rëndësishme që të keni kontakt gjatë gjithë ditës. me takime, telefonata, mesazhe etj. Kjo tregon se ju jeni gjithmonë i përkrahur dhe përkrahës.
Dilni bashkë në publik: Mos kini frikë t’i tregoni botës ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin. Jini gjithmonë krenarë për lidhjen tuaj.