Nuk mund të ketë përvojë në jetë më nervoze sesa një takim i parë. Çfarë duhet të thoni, ose të bëni, apo edhe të vishni? Ka kaq shumë mundësi dhe rezultate të takimit të parë me dikë që ju pëlqen dhe është pothuajse e pamundur të parashikohet se si kimia do të përkthehet nga tekstet ose thirrjet telefonike në ndërveprimin personal. Për të parë me të vërtetë se çfarë mund të shkojë keq kur përpiqeni të bëni një përshtypje të mirë, shikoni këto 6 gjëra që nuk duhet të bëni kurrë në një takim të parë.
Mos shkoni vonë – Ora në të cilën mbërrini në takimin tuaj të parë është përshtypja e parë që do të bëni, dhe padyshim që është një përshtypje e qëndrueshme.
Mos flisni për ish-in tuaj – Nuk ka asgjë më me të bezdisshme dhe acaruese për një partner të ri sesa të folurit për ishin pothuaj gjithë takimin.
Sjellja e vrazhdë ndaj kamarierit – Dijeni që kjo do t’ju heqë të tëra pikët si person dhe të jeni i sigurt që nuk do të ketë më takim të dytë mes jush.
Mos e shikoni telefonin tuaj pa pushim – Përveçse është shumë fyese për personin përballë është një nga shenjat më të qarta të gjuhës së trupit që shprehin qartë që personi përballë nuk ju tërheq dhe biseda me të nuk është aspak interesante.
Përgatituni të paguani për vaktin tuaj – Në kohën në të cilën jetojmë aktualisht, barazia gjinore po bën përparime në mënyra kuptimplota – por kjo gjithashtu ndryshon dinamikën e situatave si ai që merr faturën në fund të darkës.