AUTOSHKOLLA ERILIN

AUTOSHKOLLA ERILIN

Autoshkolla ERILIN ofron përgatitje teorike dhe praktike për marrjen e lejes së drejtimit të mjetit, kryesisht për kategorinë B, C dhe D. Kurset janë të hapura si për fillestarët që dëshirojnë të pajisen për herë të parë me patentë, ashtu edhe për personat që kanë nevojë të kalojnë në një kategori tjetër drejtimi.

Stafi përbëhet nga instruktorë të licencuar, të cilët ndjekin nga afër ecurinë e çdo kursanti gjatë gjithë kohës së trajnimit. Përveç përgatitjes për provim, kursantëve u jepet mundësia të përvetësojnë njohuritë bazë për drejtimin e sigurt dhe të kujdesshëm në rrugë.

Për drejtuesit që tashmë kanë patentë, ofrohen edhe kurse teorike shtesë me qëllim rifreskimin e njohurive mbi rregullat e qarkullimit dhe ndryshimet e fundit në legjislacion.

Autoshkolla ERILIN, the best for you!

Procesi mësimor organizohet në ambiente të përshtatshme për zhvillimin e leksioneve teorike, ndërsa për praktikën përdoren mjete të standardit aktual. Autoshkolla ofron orare fleksibël për të lehtësuar pjesëmarrjen e kursantëve, sipas kohës dhe mundësive që ata kanë.

Adresa: Kamëz & Tiranë.

Për më shumë informacion, na kontaktoni!

Scan the code