Kafja është kthyer në një “mit” për shumë persona, të cilët kanë krijuar një varësi të plotë prej saj dhe që nuk mund të jetojnë dot pa pirë 1 ose 2 filxhanë në ditë. Por nëse ky kufi normal i konsumit të saj kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative:
1. “Vret” aftësinë krijuese: Marrja e një doze të tepruar kafeine nuk e ndihmon aspak procesin krijues. Përveç kësaj, ajo nuk ju ndihmon as për të fjetur.
2. Pengon pjellorinë femërore: Një studim eksperimental i kryer nga Universiteti i Nevadas ka treguar se efekti i kafeinës në një femër, mund të pengojë funksionin e disa qelizave të tubave vezorialë, duke e bërë pothuajse të pamundur fekondimin.
3. Dobëson mbajtjen e urinës: Meshkujt duhet të jenë të kujdesshëm me konsumin e kafes, në qoftë se nuk duan t’u zhvillohet apo përkeqësohet mosmbajtja e urinës, përfundim ky i një studimi të kryer nga Universiteti i Alabamas, SHBA.
4. Ua bën dhëmbët të pistë: Të pish shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.
5. Zvogëlon gjoksin e femrave: Dekolteja juaj është e rëndësishme? Duhet të zvogëloni sasinë e përditshme të kafes. Sipas studiuesve në Universitetin e Lundit, femrat që konsumojnë 3 filxhanë kafe në ditë, kanë rrezikun të kenë një gjoks të vogël.
6. Shkakton haluçinacione: Sipas studiuesve në Shkollën Universitare të Shkencave Psikologjike, “La Trobe University”, në Australi, pirja e sasive të tepruara të kafes, mund të shkaktojë halucinacione, për të parë gjëra që nuk ekzistojnë në realitet.
7. Shkakton aritmi zemre: Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë në aritmi të forta zemre. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit ky është shkak për të mos e tepruar me të.
8. Përkeqësohet sindromi premenstrual: Sindromi premenstrual është një fazë që karakterizohet nga stresi, nervozizmi dhe ankthi para mbërritjes së ciklit menstrual tek femrat. Prandaj ju që gjatë atyre ditëve ta shmangni marrjen e kafes, sepse kafeina rrit nivelet e estrogjenit, duke plotësuar simptomat e dhimbshme tipike të këtij sindromi.
9. Rrezikon dëmtimin e syve: Sipas një studimi nga studiues të spitalin “Brigham & Uomen” në Boston, dozat e shtuara të kafes, mund të rrisin tensionin e syrit, duke shkaktuar probleme të tilla si shtresëzimi, një nga simptomat e hershme të glaukomas. Duke ndikuar kështu në nervat optike dhe fibrat nervore të retinës së syrit.
10. Inkurajon celulitin: Celuliti është një makth për gratë, prandaj ato duhet të dinë se shmangia e kafes ndikon në eliminimin e tij. E kjo, sepse teksa ngushton diametrin e enëve, zvogëlon sasinë e gjakut që arrin në periferi të trupit.