Dashi
Një ditë mjaft interesante dhe pozitive parashikohet për të lindurit e kësaj shenje. Këshillohet që të mos i lini të ikin mundësitë, pasi mund të nisni një udhëtim të ri. Kjo falë edhe ndërhyrjes së një miqësie, ku do t'ju jepet një dorë në sferën profesionale. Edhe në fushën e ndjenjave do ketë rikuperim.
Demi
Pritet që të përballeni me probleme të natyrës ekonomike. Shpenzime të shumta, edhe ato të papritura, do të dëmtojnë portofolin tuaj, duke u gjetur në vështirësi që lidhen me menaxhimin financiar. Tregohuni të kujdesshëm me familjarët dhe nxisni dialogun për të shmangur keqkuptimet.
Binjakët
Duhet të përpiqeni të bindni veten se ndonjëherë mbyllja e një kapitulli është zgjidhja e duhur për t'u ndjerë më mirë, qoftë edhe në sferën profesionale. Mundohuni të shikoni nga e ardhmja. Do ketë përmirësime në sferën sentimentale, mjafton t'i kushtoni më shumë vëmendje dashurisë.
Gaforrja
Do të ndiheni të lodhur sidomos në sferën profesionale. Jo çdo gjë do të shkojë ashtu siç dëshironi, përkundrazi ka disa çështje pezull që kanë nevojë për sqarim dhe për shkak të tyre do ndiheni nervozë. Mundohuni të kërkoni ndihmë.
Luani
Kjo e shtunë nuk do ju gjejë aspak në humor, ku lodhja do të mbizotërojë. Duhet të pushoni më shumë, ndaj përpiquni të bëni vetëm gjërat thelbësore. Shmangni konfrontimet dhe debatet. Nëse mundeni, shtyjini problemet dhe diskutimet për një ditë tjetër, edhe nëse ato kanë të bëjnë me sferën sentimentale.
Virgjëresha
Parashikohet një ditë rikuperimi nga të mëparshmet, megjithëse ka ende një situatë stresuese për t'u përballur. Do ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht dhe kjo do ju nervozojë disi. Mundohuni të relaksoheni.
Peshorja
Ju pret një e shtunë pozitive, gjatë së cilës mund të merrni lajme të bukura, të cilat mund të lidhen me sferën profesionale. Përsa i përket ndjenjave, situata do jetë më e mirë, mjafton të mos fiksoheni me të shkuarën dhe historitë që tashmë kanë përfunduar.
Akrepi
Kjo ditë do jetë plot stres. Do të ndiheni të lodhur fizikisht dhe mendërisht, ndaj përpiquni të gjeni një mënyrë për të qenë në formë. Mos e lejoni veten të pushtoni nga disa kujtime, pasi është momenti për të parë përpara dhe për të bërë projekte të reja për të ardhmen.
Shigjetari
Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të keni kujdes në çdo drejtim. Shmangni sforcimet fizike! Edhe përsa u përket ndjenjave duhet të keni kujdes pasi do ketë probleme dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Bëni mirë të reflektoni para se të flisni.
Bricjapi
Ju pret një e shtunë interesante! Ky fund qershori do të favorizojë të gjithë ata që duan të jetojnë larg një të kaluare të vështirë. Takimet e reja romantike mund të jenë mjaft të rëndësishme.
Ujori
Do përballeni me disa vështirësi gjatë kësaj dite, në raport me të tjerat. Edhe në dashuri situata nuk është e mirë, ashtu si në sferën profesionale duhet të tregoni më shumë durim.
Peshqit
Këshillohet të bëni kujdes me fjalët që thoni. Do ketë polemika dhe probleme, ndaj më mirë merrni masa. Ju presin orë që duhen jetuar më me kujdes.