Dashi. E enjtja do jetë mjaft pozitive, ku Afërdita do të ketë një ndikim kalimtar dhe do bëjë dashuri mjaft të favorizuar. Ky është momenti i duhur për të shprehur idetë dhe projektet tuaja. Në punë do ketë shumë mundësi, por kjo do ju tensionojë.
Demi. Në dashuri do ketë momente tensioni. Duhet të keni kujdes me të lindurit e shenjës së Luanit dhe Ujorit, ku mund të hasni në probleme. Yjet do jenë shumë të favorshëm në punë, ku do të ketë mundësi për t'u rikuperuar dhe për të marrë nën kontroll situatën.
Binjakët. Mundohuni të gjeni një moment për t'u çlodhur. Dashuria do jetë mjaft pozitive, ku do të mund të bëni projekte premtuese. Kini kujdes me punën dhe mos lejoni që problemet e saj të ndikojnë në fusha të tjera të jetës suaj.
Gaforrja. Dashuria do jetë mjaft e favorshme. Ky është momenti i duhur si për dashuritë e reja ashtu edhe për rikuperimin e një lidhjeje. Në punë duhet të ruani qetësinë përpara se të merrni disa vendime.
Luani. Parajsa favorizon dashurinë. Një histori do të ketë mundësinë të rikuperohet, ashtu siç mund të lindë një lidhje e re. Situata do jetë mjaft e favorshme edhe në punë.
Virgjëresha. Prilli ishte një muaj shumë i veçantë, ku mund të jeni gjetur në situata të dyfishta. Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm, pasi mund të përfshiheni në dy histori në të njëjtën kohë. Në punë do ju duhet të merrni vendime.
Peshorja. Nëse nuk mund të duroni më disa njerëz, mund të ndryshoni sjelljen tuaj ose të tregoheni më pak të sjellshëm. Në dashuri ndiheni të qetë, pasi keni arritur në disa përfundime. Mund të ketë zhvillime premtuese në punë.
Akrepi. Mund të jeni përballur me probleme në çift kohët e fundit, por tani do të ketë mundësi për përmirësim. Me financat duhet pasur kujdes që të mos shpenzoni shumë gjatë kësaj periudhe. Mund të përballeni edhe me lodhje, ndaj duhet të gjeni një moment për t'u çlodhur.
Shigjetari. Ky është momenti ideal për të zgjeruar rrethin miqësor dhe kontaktet, duke pasur njohje të reja. Mërkuri do ketë një ndikim të favorshëm në financat. Edhe në punë do arrini të fitoni diçka më shumë.
Bricjapi. E enjtja do jetë me ritmin e duhur. Gjërat do të shkojnë më mirë në dashuri, por nuk do të jeni të qetë me veten. Mundohuni të mos mendoni për gjërat që kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe përqendrohuni në të tashmen. Në punë nevojitet qetësi, ndaj shmangni problemet. Ju do të dëshironi ndryshim.
Ujori. Dashuria do jetë shumë e favorizuar pasi Venusi do jetë në anën tuaj. Në punë diçka do lëvizë dhe më në fund do arrini atë që dëshironi. Disa gjëra kanë nevojë për ndryshim rrënjësor.
Peshqit. E enjtja do jetë e mbushur me nervozizëm dhe dyshime. Në dashuri gjërat vazhdojnë të jenë shumë të ndërlikuara, ndaj mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos bëni asgjë të nxituar. Puna do të shkojë më mirë, ku problemet e lindura së fundmi mund të zgjidhen.