Dashi
Nxitimi që keni për të parë të kurorëzuara përpjekjet tuaja të deritanishme nuk është gjë tjetër veçse shenja më e qartë e paqëndrueshmërisë suaj. Të paduruar edhe në marrëdhëniet me partnerin.
Demi
Nuk janë të paktë ata që i përkasin kësaj shenje dhe që sot do ndihen të rinovuar dhe me shumë dëshirë e vullnet për të punuar. Hëna favorizon marrëdhënie të reja në nivelin sentimental.
Binjakët
Në përgjithësi, sot pritet të jetë një ditë pozitive, por për të arritur një objektiv të rëndësishëm, duhet të lini mënjanë hezitimet dhe të hidheni përpara me vendosmëri. Dashuri e mire.
Gaforrja
Meqenëse është në një orbitë të pafavorshme, nuk ka asnjë mënyrë për të kërkuar ndonjë mbështetje të mundshme për Marsin. Përkundrazi, "planeti i kuq" mund të sjellë shumë telashe.
Luani
Të lindurit në këtë shenjë do të jenë nën ndikimin pozitiv të një Jupiteri dominues në shenjë, i cili me pozicionin e tij do të jetë mbrojtësi dhe frymëzuesi i tyre. Megjithatë, mos e këndoni fitoren para kohe.
Virgjëresha
Do të jeni “kafshët shtëpiake” të Afërditës, të cilët do t’ju sjellin energjinë, por edhe humorin e nevojshëm për të përballuar me sukses situatën në rrafshin sentimental. Shendet i mire.
Peshorja
Duke qenë se korniza e yjeve është shumë e favorshme, kjo periudhë që po kaloni mund t'ju ofrojë vërtet shumë shanse të mira. E keqja është se ju nuk e dini dallimin midis së mirës dhe së keqes.
Akrepi
Jupiteri me peshën e tij të madhe mund t'ju "trondisë" në nivelin sentimental, por për fatin tuaj, do të jetë Venusi ajo që do të zbusë goditjet. Sa e vështirë të komunikosh me dikë!
Shigjetari
Marsi do të kthehet shpejt në shenjë, duke forcuar ndjeshëm veprimin e planetëve të tjerë të favorshëm. Kujdes, në dashuri, çdo gjë mund të ndodhë me një Venus "egoiste".
Bricjapi
Të lindurit e kësaj shenje duhet të jenë më të kujdesshëm sot se çdo herë tjetër, pasi Mërkuri “i çrregullt” në shenjë mund t’ju bëjë konfuz, nervoz dhe të padurueshëm sot.
Ujori
Pas një periudhe disi “gri”, qielli juaj ka filluar të hapet, duke lënë rrezet e një dielli që ndriçon rrugën dhe idetë tuaja të kalojnë nëpër “çarjet” që krijohen. Kujdes nga pabesia e dikujt.
Peshqit
Duket se e keni lënë pas periudhën e tensionuar plot telashe, ndaj ka ardhur koha të ktheni sytë nga e ardhmja dhe të merreni më shumë me të. Mendoni me kujdes përpara se të bëni një lëvizje të re.