Horoskopi Javor 5-11 Qershor 2023

Dashi
Kjo do të jetë një javë e begatë për të gjithë ata që janë në një lidhje. Me partnerin do kaloni më së miri dhe do jeni gati për të bërë së bashku lloj-lloj çmendurie. Beqaret kane mundesi te bien ne dashuri me nje person qe me pare i ka tallur dhe fyer. Në planin financiar do jetë një periudhë e favorshme dhe situata do konsolidohet shumë. Çdo hap do e hidhni më me maturi. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e keqe në përgjithësi, vetëm ata që punojnë me punë krahu mund të kenë lëndime në duar. Në punë do keni ndryshime të menjëhershme dhe do i afroheni objektivave kryesore. Jeta familjare do jete mjaft e kënaqshme dhe plot gëzim.

Demi
Perspektivat janë mjaft të mira këtë javë për të gjithë të dashuruarit. Me partnerin do ja kaloni mire dhe do lini pas te gjitha pengesat qe keni hasur ne te shkuaren. Beqarët do kenë një periudhë të mbushur me takime mbresëlënëse dhe përzgjedhja e personit të duhur do jetë në krah të tyre. Financat do jenë gjithmonë prioritet. Do frenoheni kur shpenzoni dhe buxheti nuk do jete i keq. Shëndeti do jetë më i qëndrueshëm se një javë më parë. Do të kujdeseni për veten dhe do të hani siç duhet. Edhe gjendja psikologjike do jetë e shkëlqyer. Ndryshime të mëdha do të ketë në punë, sidomos për ata që kanë qenë të papunë deri më sot. Përfitoni nga të gjitha mundësitë që do t'ju jepen. Do keni konflikte të njëpasnjëshme me familjarët dhe nuk do i pranoni gabimet.

Binjakët
Pasioni në çift do shumëfishohet gjatë kësaj jave dhe kënaqësitë do jenë të paimagjinueshme. Do të kaloni mirë dhe do të merrni vendime të rëndësishme. Beqarët do kenë një periudhë të favorshme të mbushur me takime mbresëlënëse. Përfitoni prej tyre sepse mundësi të tilla jepen rrallë. Në planin financiar do jeni me fat dhe do mund të bëni më shumë investime se më parë. Disa njerëz do të shlyejnë edhe borxhet e tyre dhe ju do të jeni më të qetë. Për një shëndet të mirë, duhet të shmangni ushqimin e shpejtë dhe pijet e gazuara. Favorizoni perimet dhe frutat. Në punë do jeni të mirë dhe do arrini aty ku keni dashur më shpejt nga sa e kishit menduar. Nëse vazhdoni në këtë mënyrë, së shpejti do të ngriheni në detyrë. Do të keni një ditë të zakonshme në familje.

Gaforrja
Jeta juaj në çift rrezikon të jetë mjaft e turbullt këtë javë. Do jeni më xhelozë seç duhet dhe do debatoni me partnerin për gjënë më të vogël. Beqarët do preferojnë më shumë aventurat sesa një lidhje serioze. Mundësitë për ta do të jenë të mëdha dhe në çdo moment të ditës. Do jeni impulsivë me shpenzimet dhe gjendja financiare nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Ndryshoni strategjinë sa më shpejt të jetë e mundur. Shëndeti nuk do jetë problem në pjesën më të madhe. Shmangni kafen, çajin, alkoolin, duhanin dhe salcat pikante për t'u ndjerë më mirë. Në punë vështirësitë do jenë mjaft të mëdha. Vetëm duke bashkëpunuar me kolegët do të arrini atje ku dëshironi të jeni, përndryshe do të vazhdoni të qëndroni për një kohë të gjatë aty ku jeni. Jeta familjare lë shumë për të dëshiruar.

Luani
Ndikimi i Mërkurit do të jetë shumë pozitiv për jetën romantike të çifteve këtë javë. Të gjithë do të shprehin lirisht mendimin e tyre dhe toleranca do të mbizotërojë në çdo moment. Ditët më të bukura do të jenë të enjten dhe të shtunën. Beqaret do kenë kërkesa te shumta dhe nuk do kënaqen me personat qe do takojnë. Ne planin financiar do jeni me mendjelehte se me pare dhe nuk do hidhni hapa te nxituar. Shëndeti mund të ketë probleme vetëm nëse nuk kujdeseni për atë që hani. Sporti do të jetë gjithashtu i rëndësishëm për të mbajtur në formë. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe askush nuk do t'ju ndalojë të arrini atje ku dëshironi. Do të merrni edhe vlerësime nga shefat. Jeta familjare mund të ketë probleme.

Virgjëresha
Ata që janë në një lidhje afatgjatë do bien dakord për bukurinë me partnerin dhe gjithçka do shkojë sipas planit. Edhe ata që kanë pasur probleme do ndihen më të qetë. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm me hapat që hedhin sepse disa mund t'i lëndojnë pa masë. Financat do varen nga mënyra se si do i menaxhoni. Nëse keni qenë me nxitim për të shpenzuar, do keni probleme serioze. Gjendja shëndetësore do ketë probleme. Nuk do ndiheni të fortë dhe do keni shpesh dhimbje koke. Në punë do jeni më ambicioz se kurrë më parë dhe askush nuk do ju pengojë të arrini atje ku keni dashur. Jeta familjare do jetë e paqëndrueshme herë pas here. Kujdes!

Peshorja
Pas një periudhe të gjatë së bashku me partnerin, këtë javë do mendoni t’i bëni gjërat më seriozisht. Gjithashtu do të ndiheni më të moshuar dhe më të pjekur. Beqarët do kenë vetëm mundësi për aventura të përkohshme, asgjë më shumë se kaq. Financat nuk do jenë të këqija, megjithatë shpenzimet nuk duhet të bëhen për gjëra argëtuese ndërkohë që keni nevoja të tjera. Gjendja shëndetësore do jetë e mirë dhe energjia nuk do mungojë. Edhe ata që kanë pasur shqetësime do ndihen disi më të qetë. Në punë do të keni përparim të madh nga një javë më parë. Do të ndiheni shumë krenarë për veten tuaj. Marrëdhënia me familjen do ketë disa probleme të vogla.

Shigjetari
Tregohuni sa më të arsyeshëm këtë javë në jetën tuaj në çift që të mos bëni gabimet e së shkuarës. Ndonjëherë duhet të tolerosh dhe të hapësh rrugë. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete nëse duan te ndryshojnë statusin e tyre. Shprehni pëlqimet ose ndjenjat tuaja për dikë. Financat do jenë pak më të mira, por jo në gjendjen e dëshiruar. Me pak kujdes mund të zgjidhni disa probleme të vogla. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Që në ditët e para mund të keni dhimbje stomaku. Shmangni sa më shumë dietat strikte. Në punë do ketë një periudhë plot risi dhe gjëra të mira. Mund të bëhen edhe propozime për një punë të re. Mendoni me kujdes përpara se të vendosni. Familje pa probleme.

Bricjapi
Çiftet do të marrin bekimin e yjeve gjatë gjithë kësaj jave. Do kaloni momente të këndshme me partnerin dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Çdo ditë do të jetë e veçantë. Beqarët jo vetëm që do të takohen, por do të fillojnë edhe histori dashurie pasionante dhe plot pasion. Financat do jene te qëndrueshme. Kjo do t'ju shtyjë të shpenzoni më shumë se zakonisht. Marsi do ju mbështesë fort në sektorin e shëndetësisë. Me ushqimin do tregoheni të kujdesshëm dhe nuk do e teproni me lodhjen. Kujdes edhe me të ftohtin. Në punë do firmosni kontrata të reja dhe shumë afatgjata dhe fitimprurëse. Jeta në çift do jetë e mbushur me konflikte.

Ujori
Do keni shumë dyshime këtë javë për partnerin tuaj dhe do e kontrolloni në çdo moment që të mundeni. Kjo në fakt është e gabuar. Më mirë flisni rrjedhshëm dhe vendosni pikat në "i" sa më shpejt të jetë e mundur. Beqaret as qe do dine se cfare duan. Ndonjëherë do të kërkojnë dashuri dhe herë do të preferojnë të qëndrojnë vetëm, duke refuzuar ftesat. Financat do i menaxhoni më me zgjuarsi se kurrë më parë. Situata gjithashtu do të përmirësohet. Shëndeti juaj do kalojë disa momente delikate, por falë kujdesit të familjes do të rikuperoheni. Në punë do merrni përsipër sfida, do rrezikoni, do kaloni vështirësi, por në fund do arrini aty ku keni planifikuar. Marrëdhënia në çift do jetë e ngrohtë.

Peshqit
Këtë javë do kaloni më mirë me partnerin dhe gjërat do ecin për mrekulli. Edhe ata që kanë pasur mosmarrëveshje do të sqarojnë dhe kuptojnë gabimet e bëra. Beqarët do lodhen pak duke kërkuar princin blu, por në fund do marrin atë që duan. Financat do jene delikate. Kujdes nga Hëna, e cila do t'ju inkurajojë të shpenzoni shuma marramendëse. Për një shëndet sa më të mirë, mos harroni të hani perime para mishit. Do t'ju duhen gjatë kësaj periudhe. Të mërkurën do jeni pak nervoz dhe do keni nevojë për qetësi. Në punë do merrni iniciativa dhe do keni arritje të mëdha. Ju jeni mjaft këmbëngulës. Familje pa probleme.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera