Sekretet për një martesë të lumtur

Ka mjaft çifte, që pas 10-15 vitesh martesë ia kanë dalë të qëndrojnë bashkë, të lumtur e të kënaqur. Po cili është çelësi për një martesë të lumtur? Kemi përzgjedhur disa këshilla, të cilat ndihmojnë që martesa juaj të zgjasë sa vetë jeta…

Jini vetvetja në fillim të marrëdhënies: Nëse e filloni marrëdhënien me një prezantim jo real të vetes, çfarë do të ndodhë kur e vërteta të dalë në pah? Jini vetvetja që ditën e parë, në mënyrë që partneri t’ju pranojë dhe t’ju dashurojë për atë që jeni, jo për atë që beson se jeni.

Ushtroni ndjenjën e humorit: Një ndjenjë e fortë humori është i nevojshëm për të pasur një martesë të lumtur. Mundohuni të nxirrni në pah humorin edhe në situatat e pakënaqshme. Do t’ju ndihmojë të kaloni momentet të vështira.

Falni, falni, falni: Falja është fjala më e rëndësishme për një martesë të shëndoshë. Keni ndërtuar marrëdhënien bazuar te besimi. Mos supozoni se partneri i bën gjërat me qëllimin e vetëm për t’ju mërzitur. Ndoshta vetëm nuk e kupton se gjërat që bën ju bezdisin. Bëjini të ditur se çfarë ju bezdis, pa menduar keq për të. Kur të sqaroheni, lërini kohë partnerit që të korrigjojë veten.

Don’t get angry over small things: Ask yourself, is it worth fighting over small things? Did he act wrong or would you have done it differently? Let there be differences between you without turning them into important issues. If something really bothers you, talk about it without accusing and take the lead in the conversation without arguing.

Mos u inatosni për vogëlsira: Pyesni veten, a ia vlen të grindeni për çikërrima? Ka vepruar gabim apo ju do ta bënit ndryshe? Le të ketë diferenca mes jush pa i kthyer në çështje të rëndësishme. Nëse diçka ju bezdis me të vërtetë, flisni pa e akuzuar dhe dilni në krye të bashkëbisedimit pa u grindur. Ndani përgjegjësitë: Nëse të dy punoni 80 orë në javë, përse duhet të jeni ju ajo që duhet edhe të gatuani, edhe të pastroni? Gjeni së bashku punë që të dyve ju shkojnë për shtat, për shembull larja e enëve apo hedhja e mbeturinave në kosh. Gjeni mënyra për të krijuar një rutinë ku të përfshiheni të dy në punët e shtëpisë. Nëse ju lani enët, partneri i fshin. Kjo gjë do të evitojë sindromën “e shtëpiakes që dërdëllit” nëpër shtëpi. Kini parasysh se së bashku duhet të jetoni për gjithë jetën (deri sa vdekja t’ju ndajë), ndaj kursejeni veten për të ardhmen. Nuk do të përmbyset bota, nëse nuk i lan të gjitha rrobat brenda një dite.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera