Ne na pëlqen të flasim për të drejta të barabarta dhe të respektojmë interesat e njëri-tjetrit dhe në teori të gjithë jemi të zotë. Po në praktikë? A mund ta dallojmë pandershmërinë në marrëdhëniet reale në shikim të parë? Bright Side ju fton të hidhni një vështrim në disa situata që shfaqen shpesh. Ndoshta kjo do t’ju ndihmojë t’i shihni marrëdhëniet personale nga një këndvështrim i ri.
Shpenzimi i parave në drejtime të ndryshme: Ju asnjëherë nuk i shpenzoni paratë së bashku. Keni interesa të ndryshme dhe nuk mendoni asnjëherë se për çfarë mund të ketë nevojë partneri.
Kur vetëm njëri prej jush përfiton nga të jetuarit së bashku: Gjithmonë njëri është më i privilegjuar në një lidhje, mirëpo ai/ajo nuk duhet të abuzojë. Pastrimi i shtëpisë, shpenzimet çdo gjë duhet të jetë e barabartë nëse doni që lidhja juaj të funksionojë.
Ju nuk keni askënd të mbështeteni: Nëse ju sëmureni, e dini me siguri se askush nuk do të kujdeset për ju. Përveç se partneri nuk do të kujdeset për ju, por as nuk do t’i kushtojë rëndësi shtëpisë, fëmijëve, kur ju nuk ndiheni mirë.
Stres dhe vetëm stres: Kur jeni përballë tij, ai ju shkakton stres. Pse? Vetëm ju kritikon dhe asnjëherë nuk ka asnjë fjalë të bukur për t’ju thënë. Prezenca e tij gjithmonë ju krijon një gjendje stresi.