Shumica e studentëve përveç studimeve kanë dhe jetën e tyre private në të cilën qëndron personi i tyre i zemrës. Studimet nuk kufizohen vetëm në një tavolinë në klasë po ashtu dhe qëndrimi gjatë gjithë kohës në shtëpi nuk është i favorshëm për një jetë të dobishme në dashuri. Nëse ju doni të fitoni sa më shumë nga studimet tuaja dhe të mbani pasionin gjallë në një mardhënie atëhere shikoni hapat e mëposhtëm.
Krijoni një mënyrë të re jetese. Planifikoni disa ditë të javës për të mësuar dhe bëni çdo gjë të mundur për ti qëndruar këtij planifikimi. Sigurisht që mund të ketë kohë që nuk mund ti qëndroni të përpiktë kësaj po mundohuni të arrini deri në 80%.
Krijoni një plan studimi që ju përshtatet. Ne të gjithë kemi një pjesë të caktuar dite kur ndihemi më të përshtatshëm për të punuar. Nuk ka pse të sforconi trurin tuaj duke u munduar të mësoni në mbrëmje vonë nëse ju nuk ndiheni në gjendje të mirë në mbrëmje. Koha e përshtatshme për të mësuar është koha kur ju e keni të përshtatshme.
Krijoni një vend të përshtatshëm për të studiuar. Nëse nuk keni një vend që ju përshtatet në shtëpi mund të shkoni të studioni diku jashtë në një librari, në një kafe të qetë apo te miqtë tuaj nëse shihni si të mundësi. Kudo që të jeni, krijimi i hapësirës midis studimit dhe pjesës tjetër të ditës do ju ndihmojë ju të vini trurin në punë dhe të keni gjendje të mirë për të mësuar.
Krijoni kohë për veten (dhe të tjerët). Si përfundim, mos i lini studimet tuaja të marrin jetën tuaj! Është e rëndësishme të keni disa kohë për tu qetësuar dhe relaksuar kështu nuk do të stresoheni, familja dhe miqtë do vazhdojnë ta shijojnë shoqërinë tuaj.