VIVAS HOTEL & SPA • DURRES

VIVAS HOTEL & SPA • DURRES

Në vijën e parë me detin, Hotel VIVAS ndodhet 5 minuta larg Portit te Durresit, 30 minuta nga Aeroporti “Nene Tereza” dhe 40 minuta nga kryeqyteti, Tirana. Zona në të cilën ndodhet hoteli ynë ka klimën perfekte për të kaluar pushimet verore buzë detit. Temperaturat mesatare në qershor-gusht janë rreth 30˚C gjatë ditës dhe jo më të ulëta se 20˚C gjatë natës. Kjo zonë është e njohur për klimën e saj mesdhetare e karakterizuar nga vera e nxehtë dhe dimri i butë. Hotel VIVAS është një godinë pesëkatëshe, me 78 dhoma, pishinë, palestër, plazh privat, sallë konferencash, parkim brenda, internet falas WI-FI, bar plazhi, restorant, kënd lojërash për fëmijë etj, i pajisur me sistem mbikëqyrjeje.

Për t'i dhënë një shije të veçantë ditës suaj ju ftojmë të shijoni specialitetet e kuzhinës sonë. Në restorantin tonë mund të gjeni gjithçka duke filluar nga kuzhina kombëtare deri tek ajo ndërkombëtare. Zgjedhja do të jetë e vështirë midis peshkut të freskët, mishit dhe produkteve të bëra në shtëpi.
Për një eksperiencë të re në qytetin e Durrësit ju ftojmë të zgjidhni Hotel VIVAS!

Standard Double Room:

Dhomat standarde dyshe janë ideale për banim në çift ose tek. Kanë hapësirë për një krevat shtesë. Ne kemi 14 dhoma dyshe, shumica me pamje nga deti. 

Twin Room:

Këto lloj dhomash kanë dy krevate teke, të përshtatshme për miqtë që udhëtojnë së bashku. Ne kemi 14 dhoma dyshe, 4 prej tyre me pamje nga deti dhe të tjerat pamje nga qyteti.

VIVAS hotel durres albania - triple roomTriple Room:

Të përshtatshme për miqtë, dhomat treshe kanë tre krevate teke. Ne kemi 16 dhoma treshe, shumica me pamje nga deti.

Quadriple or Family Room:

Këto lloj dhomash kanë 1 krevat dopio dhe 2 krevate teke. Të përshtatshme për familje, janë dhoma të bollshme. Ne kemi 8 dhoma katërshe dhe 6 prej tyre kanë pamje nga deti.

Adresa: Rruga Pavaresia, Lagja 13, Apollonia – Plazh, Durres

Për më Shumë Informacion, na Kontaktoni!

sqAL
Scan the code