Femra perfekte sipas meshkujve

Anatomia e gruas së përkryer tani është zgjeruar dhe përfshin disa veti të reja, të cilat në të kaluarën nuk kanë qenë të rëndësishme për meshkujt, bëhet e ditur përmes një studimi të ri të një reviste amerikane. Ekzistojnë 11 tipare themelore të gruas “së parezistueshme”: Gruaja e përkryer ka flokë ngjyrë kafe. Pra, biondet nuk janë më “in”, të paktën jo tek meshkujt që duan martesë apo lidhje të gjatë. Gruaja e përkryer ka dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje të bukur: Për më tepër, ajo qesh me mahitë e partnerit të saj. A do të thotë kjo se meshkujve sot u mungon vetëbesimi dhe u duhet qeshja si konfirmim se janë me sens humori dhe të mençur? Ka gjinj të mëdhenj: Kjo gjë është përmendur edhe më parë tek meshkujt. Edhe këmbët janë të rëndësishme. Sa më të gjata, aq më mirë. Edhe këtë gjë e kemi ditur edhe më herët. Në fund, ajo duhet të ketë shputa të vogla. Sa u përket faktorëve tjerë, meshkujt kanë theksuar se gruaja e përkryer duhet të jetë dy deri në katër vjet më e re, e arsimuar, të ketë karriere të veten dhe të ardhura mundësisht stabile. E di duhet të vishet? Në nuanca të ngjyrës së kuqe.

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera