Dashi
Hëna në shenjën tuaj ju bën shumë optimistë dhe ju ndihmon të kapërceni momentet e vështira. Sonte ju parashikohet një mbrëmje e këndshme.
Demi
Dita do iu kushtohet ndjenjave tuaja. Personi që doni do të marrë pjesën më të madhe të ditës sot. Në fushën financiare parashikohen plane mjaft të frytshme.
Binjakët
Kujdesuni më shumë për shëndetin tuaj. Duke dashur të jeni gjithmonë në lëvizje, nuk i vini re problemet që mund të keni. Ju duhet pak pushim nga aktivitetet tuaja të përditshme. Gaforrja
Marrëdhëniet paksa të ashpra parashikohen për sot me kolegët e punës. Një padrejtësi që ju bëhet do ju nervozojë shumë. Merrini gjërat lehtë dhe përpiquni të zgjidhni mosmarrëveshjet.
Luani
Sot do ju jepen shumë mundësi për të realizuar planet tuaja që lidhen me profesionin. Mundohuni të vlerësoni rastet që ju paraqiten dhe do të arrini rezultate shumë shpejt.
Virgjëresha
Edhe nëse duket se gjërat nuk po shkojnë mirë, mos u shqetësoni. Gjithçka do të rregullohet dhe për këtë keni nevojë për ndihmën e miqve tuaj. Disa ditë pushimi do t'ju ndihmonin shumë.
Peshorja
Mos i besoni shumë intuitës suaj këto ditë. Sepse mund të jetë një zgjedhje e gabuar që do t'ju pengojë shumë në të ardhmen. Vlerësoni mirë gjërat përpara se të vendosni.
Akrepi
Nëse keni ndërmend të niseni për një udhëtim, përgatitini valixhet sa më shpejt të jetë e mundur. Një takim i papritur do t'ju sjellë shumë emocione të këndshme.
Shigjetari
Dita për ju do të nisë me shumë zënka. Me partnerin do keni probleme përsa i përket sjelljes suaj. Mundohuni të mos i bëni gjërat më të vështira.
Bricjapi
Shumë i zënë për ju në punë. Kolegët do ju ndihmojnë në një çështje që ju shqetëson prej disa kohësh. Mos u shqetësoni, gjithçka do të zgjidhet për mirë.
Ujori
Pranojeni ftesën e mikut tuaj sepse kjo do t'ju sjellë surpriza shumë të këndshme. Kur dilni, mund të takoni dikë që do t'ju ndryshojë jetën.
Peshqit
Lidhja juaj duket e mrekullueshme sot. Partneri do ju ndihmojë me problemet tuaja dhe kjo do të sjellë një atmosferë shumë të mirë mes jush.