Kërkojmë Customer Service me Email

Kompania jone, qe merret me ofrimin e sherbimit te klientit per kompani te huaja kryesisht ne fushen e ecommerce kerkon te punesoj punonjes per ofrimin e ketij sherbimi. Customer Service eshte e ngjashme me call center por shume here me pak e lodhshme dhe e gjithe puna zhvillohet nepermjet emailieve, nuk kerkohet komunikim nepermjet telefonatave me klientin.

Përshkrimi i punës: Ndihmësi i Klientit me Email eshte përgjegjës për trajtimin e pyetjeve dhe kërkesave të klientëve nëpërmjet emailit. Fokusi kryesor i punës është t'u përgjigjet kërkesave të klientëve menjëherë dhe me saktësi. Ky pozicion do të përfshijë përdorimin e mesazheve te gatshme për të adresuar shqetësimet e klientëve dhe për të ofruar zgjidhje të përshtatshme.

Përgjegjësitë:
1.Përgjigjja ndaj kërkesave të klientëve me email në kohë dhe në mënyrë profesionale.
2.Ofrimi i klientëve i informacionit të saktë dhe të përditësuar në lidhje me produktet, shërbimet dhe politikat.
3.Zgjidhja e ankesave të klientëve dhe përshkallëzimi i çështjeve në departamentet përkatëse kur është e nevojshme.

Kërkesat:
1.Aftësi të mira komunikimi me shkrim në anglisht.
2.Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në ekip.

Paga eshte 450 euro ne muaj, ofrohet trajnimi dhe rritje te page ne vazhdimsi.
Orari: 9-5, pune zyre

Per te gjithe te interesuarit mund te na kontaktoni nepermjet numrit: 0676441540

Adresa: Prane ish kinema 17 nentori (Galeria), Tirane

Adsense Automatically Ad Code

Postime të tjera